Aktuale
Rrëfim nga ndërtimi i “Murit mes Mitrovicës”, që rifilloi këto ditë [video]
Shkëndije Ahmeti
Edhe pse për një periudhë të gjatë ishte temë debatesh, protesta e bisedimesh, muri në veri të Mitrovicës tani thuajse është harruar.Versioni i tij i dytë, i cili u vendos në takim mes kryetarit të Komunës Veriore, Goran Rakiq dhe Qeverisë së Kosovës, për ndërtimin e një kaskade, pak metra larg atij të rrënuarit, tani po ndërtohet.
Derisa ekipi e Ndërtimi.info ishte prezent në veri, pak metra nga muri i “zhurmshëm”, e jo larg Urës së Ibrit punëtorët i ishin përvjelë punës për të ndërtuar projektin e ri.
Ndryshe, prej punimeve të murit ilegal që u ndërtua në veri të Mitrovicës në dhjetor të vitit të kaluar, projekti i tanishëm në fillim të sheshit “Kral Petar”, ku vetëm një rrugë e ndanë nga përfundim i Urës së Ibrit, punimet po kryhen në qetësi, raporton Ndertimi.info.
Çështja e murit tanimë të rrënuar, projekti i Urës së Ibrit dhe debatet rreth tyre sipas shefes së Administratës në Komunën Veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq kanë qenë politike.
“Secili aspekt, secili segment jetësor për të gjithë qytetarët të cilët jetojnë edhe në Jug por më tepër në Veri ka konotacion politik, ka ndikime politike. Shumë herë edhe projekti mbi Lumin Ibër por edhe shëtitorja në Komunën e Mitrovicës Veriore janë quajtur sikur projekte politike”, tha Hoxhiq.
Muri paraprakë që u rrënua më 5 shkurt të këtij viti, ndante veriun e Mitrovicës nga Jugu. Por megjithatë, Hoxhiq i tha Ndërtimit.info se projekti i ri nuk parasheh mur por vetëm një kaskadë e që qëilli i saj nuk është ndarja e komunës.
“Është e vërtetë që në planin e projektit ekziston një lloj muri sikurse kaskadë…nuk besoj që ajo kaskadë e ka qëllimin e ndarjes së komunës sepse nuk është ndonjë mur i madh. Vetëm mund të them se projekti po zhvillohet si pas planit dinamik, dhe është diçka pozitive që nuk kemi shumë zhurmë rreth këtij projekti dhe që kemi tani një qetësi…punimet u patën ndërpre dhe nuk janë vazhduar për një kohe, por dje edhe sot unë mund t’i shoh disa punëtorë edhe në shëtitore por edhe në urën kryesore dhe këto dy projekte, disi janë harmonizuar projektet që ndodhën dhe punimet do të vazhdojnë”, ka thënë Hoxhiq.
Tutje Hoxhiq ka treguar se dinamika më e madhe e punimeve për realizimin e projektit do të bëhet pas zgjedhjeve lokale, atyre të 22 tetorit.
E analisti serb, Zhelko Tërdishiq thotë se muri është një pjesë e planit urbanistik i cili është parashikuar edhe nga ministritë në Prishtinë me dialogun në Bruksel, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Megjithatë ai thotë se ky është vetëm një projekt urbanistik, meqë siç potencoi se njerëzit e këtyre anëve nuk mund t’i ndaj muri por politika jo fatlume.
“Muri është një pjesë e një plani urbanistic, të cilin e kanë përqafuar këshilltarët komunal. Dhe është një plan që e kanë parashikuar edhe zyrtarët e Ministrisë në Prishtinë dhe ky është një projekt i një dialogu që po udhëhiqet nga përfaqësitë e Bashkimit Evropian, të përfaqësisë lokale dhe autoriteteve qendrore… Unë nuk shoh që muri mund t’i ndajë njerëzit. Njerëzit mund t’i ndajnë politikat jo fatlume. Po ashtu mund t’i ndaj varfëria dhe njërin nga tjetrit mund t’i ndajnë vetëm njerëzit, por jo diçka tjetër”, ka theksuar Tërdishiq për Ndërtimi.info.
Ky mur i cili nuk kaloi pa incidente, nga autoritetet serbe u parapa si një mbrojtëse dhe siguri për qytetarët e tyre. Por, një gjë të tillë nuk po e thonë edhe vetë ata.
Qytetari me shtetësi serbe, që po jeton në veri të Mitrovicës që nga vitit 1999-të kur edhe përfundoi lufta mes Kosovës dhe shtetit serbë, Dushko Manitasheviq, i tha Ndërtimi.info se në këtë mes është një palë e tretë e që nuk jeton në Mitrovicë. E gjithë kjo sipas tij po bëhet vetëm për politikë e që nuk ka bëjë asgjë me sigurinë e qytetarëve në këtë pjesë.
“Gjithçka që po ndodhë atje është politik absolutisht e plotë dhe ka favor për dikë që nuk jeton në Mitrovicë. Ne qytetarët, të njërës dhe tjetrës, me vjen keq që them njërës anë dhe tjetrës por mundem me demantu një realitet se ekziston një Lum, një urë dhe kjo fatkeqësisht është Urë e ndarjes, është ura synonim për me i bashku njerëzit por edhe unë jam këtu ku jam dhe po mendoj për kokën time”, tha ai.
Edhe pse ndërtimi i këtij projekti po e e mënjanon fjalën “mur ndarës”, Albert Gashi që banon në veri thotë se edhe nëse bëhet hapësirë për lule, kjo pjesë do të jetë ndarës dhe pengesë për lëvizjen e lirë për qytetarët e Jugut në Veri.
“Muri është rrënu. Ka qenë një pengesë, ndarje ashiqare dehe prapë se prapë ajo ndarje ka mbetur sepse aty e kanë bërë shesh çka do të thotë është bërë një gabim juridik se aty është bërë sheshe e aty ka qenë gjithmonë rrugë magjistrale për lëvizje të kerreve. Kanë qenë dy traka njërën anë dhe ty traka në anën tjetër. Ne qytetarët e Jugut në Veri nuk kemi më qasje me shku. Çka do që do të bëjnë, a qesin për lule, apo çfarëdo tjetër aty ajo do të jetë pengës. Muri nuk do ketë por pengesë po”, është shprehur Gashi.
Dikush e quajti mur, dikush eskade, dikush thotë se do bëhet një pjesë si teatro publike në shesh, me shkallë nga Ura e Ibrit, e dikush tjetër po thotë se ato do të vendosen disa kunja lëvizëse.
Këshilltari shqiptar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore, Bashkim Cimili, thotë se nuk bëhet fjalë për mur por për disa kunja me një hapësirë prej 9 metra.
“E vërteta e këtij muri është se muri është rrënuar pas marrëveshjes së arritur të kryetarit të Mitrovicës Veriore, zotit Rakiq dhe ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor zotit Shala…Aty nuk do te ketë mure, do të jenë disa kunja me një hapësirë prej 9 metra. Kunja elektronik që do të lëvizin poshtë lartë me ç’rast telekomanduesit e atyre kunjave do t’i bartin njësia e zjarrfikësve për ndonjë rast dhe ndonjë auto ambulante”, tha Cimili.
Muri problematik ilegal i ngritur nga strukturat paralele serbe në veriun e Mitrovicës, është rrënuar në mesditën e 5 shkurtit, nga dy ekskavatorë të një kompanie ndërtimore.
Rrënimin e murit e vec gazetarëve nga mediet ballanike,ishte përcjellë nga afër edhe nga shefja e e Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova.
Marrëveshja për rrënimin e murit është arritur dy ditë më parë në Prishtinë, ndërmjet përfaqësuesve serbe nga veriut, Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve të akredituar në Kosovë. Këtë marrëveshe e kishte përshëndetur edhe nga presidenti Hashim Thaçi.
Marrëveshja për rrënimin e murit ka ulur tensionet, sidomos pas një rezolute që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës, i cili e rekomandon qeverinë që ta rrënoj murin me çdo kusht dhe me çdo rezultat.
Megjithatë mes Mitrovicës së Jugut dhe Veriut do të ketë një mur, që mund të quhet me emëra të ndryshëm./Ndertimi.info/