Connect with us

Trashëgimia

Evakuohen familjet dhe bizneset rreth Kalasë së Krujës

Published

on

Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar Kullën e Kalasë së Krujës dhe një shkëmb poshtë saj, i cili rrezikon të shembet. Për këtë arsye në zonë është vënë perimetri i sigurisë dhe janë evakuoar bizneset dhe katër familje në zonën e rrezikut deri me marrjen e vendimit se çfarë do të bëhet me shkëmbin dhe kullën, e cila ndër shekuj është rikonstruktuar disa herë pas dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në Shqipëri.

Kulla e Kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e Sahatit është ndërtuar në shekullin e 12, ku shërbente si kullë vrojtimi. Ndër shekuj Kulla ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e tërmeteve.

Pjesa e sipërme e saj i është nënshtruar një rikonstruksioni në shekullin e 17 pasi u shemb si pasojë e një tërmeti. Gjithashtu kjo kullë iu nënshtrua një rikonstruksioni tjetër në vitin 1981 kur u dëmtua nga tërmeti apokaliptik që shkaktoi dëme të pallogaritshme kryesisht në zonën e Lezhës dhe Shkodrës, në 1979. Madje në një nga filmat shqiptar të kohës së monizmit, “Gjurmë në kaltërsi” në një fragment shihet Kalaja e Krujës dhe kulla duket e përgjysmuar.

Kulla pësoi dëmtime serioze edhe gjatë tërmetit të datës 26 nëntor dhe pjesa e sipërme e saj që është rikonstruktuar ndër shekuj shfaqi përsëri probleme. Përpos kullës së kalasë ka pësuar lëvizje dhe një shkëmb, në pjesën poshtë kullës, i cili qe shkëputur nga konglomerati në të cilin është vendosur kalaja.

Ky shkëmb pati pësuar shkëputje dhe lëvizje në vitin 1995 si pasojë e shpërthimeve të pa kontrolluara në guroret e Krujës. Madje në atë kohë qe arrestuar dhe SH.D pronar i një guroreje pasi në mënyrë të papërgjegjshme shpërtheu një kamion me eksploziv në guroren e tij në mënyrë që të nxirrte materiale për ndërtimet që bëheshin pa kriter në atë kohë. Më pas ky biznesmen u la në arrest shtëpie për dëmin e shkaktuar Kalasë emblemë të Shqiptarisë.

Ky shkëmb i shkëputur në vitin 1995 ishte lidhur me kavo çeliku në mënyrë që mos të binte mbi banesat e bizneset që ndodhen poshtë tij.

Sot ky shkëmb si pasojë e tërmetit ka pësuar lëvizje dhe është shpallur i pasigurt pasi mund të shkëputet totalisht e të marrë me vete banesat e bizneset poshtë tij. Për këtë arsye është vendosur evakuimi i 4 banesave të fisit Veseli që ndodhen ne lagjen “Kala” si dhe janë urdhëruar bizneset që ndodhen në rrezen e rrezikut që të mbyllin e të boshatisin dyqanet e tyre.

Nuk dihet si do ndërhyhet për dëmet në Kala apo për vënien në siguri të shkëmbit por për te evituar kalimin e mjeteve drejt Kalasë dhe lagjeve që ndodhen brenda saj pasditen e sotme është hedhur një kamion me gurë në rrugën e Kalasë pranë përroit. Report Tv kontaktoi drejtorin e drejtorisë rajonale të Monumenteve të Kulturës Tiranë, sipas të cilëve “shkëmbi dhe kulla janë në rrezik shembjeje”, por askush nuk pranoi të prononcohet para kamerës.

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending