Connect with us

Aktuale

Ministrja Hoxha i shkroi BE’së, 15 milionë euro të Prishtinës kërkoi të shkonin në Termocentrale

Published

on

Ministrja e Integrimeve Evropiane nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha i ka dërguar letër (email) Ruiz Calavera duke i kërkuar që Bashkimi Evropian  t’i anulojë fondet për Sallën Koncertale në Prishtinë me vlerë prej 15.4 milionë euro dhe t’i riadresojë këto fonde.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte reaguar pas lajmit se Ministria e Integrimeve Evropiane i ka dërguar letër direkte BE-së për të ridestinuar mjetet për Sallën Koncertale në Prishtinë.

“Ministria e Integrimeve Evropiane ka dërguar letër në BE për të ridestinuar mjetet për Sallën Koncertale në Prishtinë. Kur kemi kontaktuar kryeministrinë, thonë se nuk janë në dijeni për veprimin e Ministres. Në BE thonë se për herë të parë letra është dërguar direkt në Bruksel e jo përmes zyrës së BE në Prishtinë”, kishte shkruar Ahmeti të enjten në Facebook.

Pretendimet e Ahmetit, i kishte hedhur poshtë Dhurata Hoxha në disa media vendore, Hoxha kishte thënë se nuk është e vërtetë se ka kërkuar ridestinimin e mjeteve financiare të parapara për ndërtimin e Sallës Koncertale.

“Nuk është e vërtetë që kemi kërkuar riadresimin e mjeteve financiare të parapara për ndërtimin e sallës së koncerteve. Ne kemi punuar intensivisht me Komunën e Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyrën e BE-së në Prishtinë për të gjetur lokacionin e nevojshëm për ndërtimin e sallës”, kishte thënë Hoxha.

Sipas një e-mali zyrtar të cilin, Dhurata Hoxha më 5 qershor i kishte dërguar letër BE-së duke kërkuar anulimin e fondeve për Sallën Koncertuale në Prishtinë dhe fondet e njëjta t’i riadresojnë për Dekomisionimin e Kosovës A.

“Bazuar në diskutimin e mbajtur, janë bërë disa përpjekje për të zgjidhur çështjet e identifikuara në letrën tuaj dhe në përfundimet e Komitetit Monitorues IPA. Ne kemi bërë një përparim në shmangien e pasojave negative për disa nga projektet dhe kjo do të tregohet në një aneks të kësaj letre. Megjithatë, ne gjithashtu e pranojmë që, duke marrë parasysh afatet e kontraktimit për disa prej projekteve në programet e aprovuara më parë, disa prej projekteve duhet të anulohen, për shkak të faktit se nuk janë përmbushur kushtet për zbatimin e tyre, përkundër përpjekjeve të përbashkëta nga ne dhe zyrat e BE-së”, ka shkruar Dhurata Hoxha në letrën e saj drejtuar BE-së.

Madje Ministrja në Detyrë Dhurata Hoxha nuk kishe hezituar të thoshte se ka qenë Zyra e BE-së ajo e cila i ka njoftuar se mjetet financiare do të ridestinohen për Dekomisionimin e Kosovës A, pasi Komuna e Prishtinës ka zgjedhur një lokacion që nuk i kishte të zgjidhura të gjitha çështjet pronësore juridike.

Në një përgjigje nga zyra e Kryeministrit për Sinjalin kanë thënë se ishin angazhuar në gjithë këtë proces për jetësimin e këtij projekti, duke marrë vendimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje.

“ Zyra e Kryeministrit në gjithë këtë proces ka qenë e angazhuar si fasilitatore dhe në përpjekje të jetësimit  të projektit, duke marrë vendimet e nevojshme sa i takon kësaj teme”, kanë thënë në përgjigjen e tyre.

Qeveria e Kosovës përmes vendimit NR.06/71 kishe ofruar objektin e ish-Gërmisë për tu ndërtuar Salla Koncertuale, problemi ishte pika 3 e këtij vendimi në të cilin kërkohej që të ruhet pamja e jashtme në pajtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore.

E për shkak të pikës 3 të këtij vendimi BE-ja kishe thënë se duhet të identifikohen parcelat të përshtatshme dhe me pronësi të pakontestueshme.

“Sa u përket projekteve infrastrukturore, duhet të identifikohen parcelat të përshtatshme dhe me pronësi të pakontestueshme, të përgatitet një studimi i fizibilitetit dhe të ketë lejet administrative duke përfshirë vlerësimin e ndikimit mjedisor, në rastet kur kjo aplikohet”kishin thënë Zyra e BE-së për Kosovë.

Por pasi ishin shfaqur ngecje gjatë procesit për ta përcaktuar këtë objekt, Kryeministri në detyrë kishe marrë vendimin Nr. 03/94 përmes të cilit e shfuqizon pikën tre në të cilën kërkohej ruajtja e jashtme e objektit dhe sipas këtij vendimi objektit të ish-Gërmisë nuk ishte e nevojshme t’i ruhej pamja e jashtme.

Komuna e Prishtinës s’ka dhënë përgjigje për këtë temë. As nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për çështjen e objektit të ish-Gërmisë, të cilët nuk e kanë larguar nga lista e trashëgimisë kulturore edhe pas kërkesës së kryeministrit Haradinaj.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending