Aktuale
Sindikata e sektorit privat nuk pret shumë nga Qeveria Haradinaj
Për gjashtë muaj Kosova mbeti pa institucione, por kjo mungesë nuk i bëri përshtypje Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, madje përshtypje nuk po iu bënë as krijimi i Qeverisë tani.
E kjo pasi që gjendja e punëtoreve në sektorin privat nuk ka ndryshuar pavarwsisht funksionomit apo jo funksionimi i institucioneve shtetërore.
Se gjendja e punëtorëve në sektorin privat do të përmirësohet me këtë udhëheqje, Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, hedhë dyshime. Por edhe nëse do të ndodhë, ai thotë se e kanë të vështirë ta besojnë, meqë ka humbur besimi i sindikalistëve në institucionet e vendit.
Azemi në një intervistë për Ndërtimi.info është shprehur se punën e sektorit privat po e gëzojnë të tjerët por jo edhe vetë punëtorët.
“Gjendja nuk ka ndryshuar edhe atëherë kur ka pas institucione. Edhe tash nuk është vërejt diçka serioze, absolutisht. Më e keqja që unë po dyshoj edhe në institucionet e tashme që janë vendos sepse kur punëtori, sindikalisti e hup besimin te organet e veta, duhet goxha kohë e gjatë që të kaloj që ata të kuptojnë se dikush po merret me ta. E kam thënë se edhe Ministria e Punës në të kaluarën ka qenë ndoshta me shumë skema pensionale, ka pas disa suksese, por megjithatë sektori privat është një sektor që ne po punojmë të tjerët po e gëzojnë këtë drejtë. Përderisa një punëtorë në ndërtimtari punon prej orës 7 deri në ora 6 mbrëmje, ai normal që duhet të paguaj kontribute duhet të paguaj gjitha obligimet tjera shtetërore. Kurse punëtori i cili punon në zyre, e për të cilin jam shumë i bindur që mbi 50 për qind e këtyre punëtorëve nuk e din as pse ka shku në punë. Ai i merr 400-500 euro, kurse ai ndërtimtari i merr 300 euro dhe këtu mund të themi se ne po punojmë për të tjerët”, tha Azemi.
Ka dyshime, por nuk heziton të bëjë të qarta edhe njëherë kërkesat e sindikatës së punëtoreve privat. Azemi nga kjo qeveri po pret që të bëjë implementimin e Ligjit dhe Marrëveshjes Kolektive. Kërkesa prioritet, e cila në rast të realizimit do t’i gëzonte ata është që pagat e sektorit privat të jenë minimumi 250 euro.
“Zakonisht në shtetet tjera dokumentet kur nënshkruhen janë dokumente për të cilat nuk diskutohet më. Kërkesa jonë primare është nëse implementohet Ligji dhe marrëveshja kolektive dhe nëse kjo do të bëhet ne do të ishim shumë të kënaqur. Por është normale që kjo do të jetë e implemtume që unë shumë dyshoj. Kërkesë prioritare është që në sektorin privat të paktën paga minimale të jetë 250 euro. Tani për tani e kemi një pagë minimale. Hapi i parë që duhet ta bëjë kjo qeveri është që paga minimale e sektorit privat, minimumi të jetë 250 euro. Edhe pse ne e dimë çka do të bësh me 250 euro, dhe lërë që nuk mund të mbash një familje por edhe vetë personi nuk mund t’ia dalë me këtë pagë”, ka theksuar.