Arkitekturë
Arkitekti Jean Verville krijon iluzion me banesën bardh e zi të Montrealit
I quajtur IN2, projekti prej 100 metra katror përbën transformimin e brendësisë së një vile urbane të viteve 1950 në lagjen Villeray të qytetit të Montreal-it. U caktua nga një çift që e do artin, teatrin, muzikën dhe vallen bashkëkohore.
Jean Verville, i cili drejton një studio me bazë në Montreal, hoqi brendësinë e shtëpisë së vjetër. Ai pastaj filloi të krijonte një rezidencë që bashkonte artin dhe jetën e përditshme, dhe kërkonte një “shkallë të lartë të pjesëmarrjes së përdoruesve”.
Arkitekti i shndërroi dhoma konvencionale në një sërë hapësirash të ashpra të bëra në bardh e zi, të cilat “prodhojnë efekte optike që lëkunden midis realitetit dhe abstraksionit”. Ndonjëherë, sipërfaqet dydimensionale duket të jenë tre-dimensionale për shkak të skemës monokromatike.
Gjatë gjithë banesës, kufijtë dhe shkallët kanë për qëllim të jenë të abstraktuara dhe të paqarta. “Ndërhyrja arkitektonike mjegullon leximin e hapësirave me zbulime vizuale, kontraste dhe tensione, lojra me shkallët” tha arkitekti.
Një korridor i pastër, i bardhë si bora shtrihet përmes vendbanimit. Në fund është një varëse për pallto e bardhë në formë të një peme – një nga pjesët e vetme të dekorimit të shtëpisë.
Në kuzhinë, arkitekti ka vendosur dollapat, pllakën e kuzhinës dhe të gjitha pajisjet të zeza, dhe shirita mikro LED. Tavani, muret dhe dyshemeja janë ngjyrosur gjithashtu me të zezë. Dritaret me kornizë të zezë sjellin dritë në hapësirë duke ofruar gjithashtu pamje të oborrit me gjethe.
Në dhomën e ngrënies, arkitekti vendosi një tavolinë dhe karrige druri, të gjitha të bardha. Një dritare me një perde të bardhë nga tavani deri në dysheme. Një skulpturë e zezë nga artisti kanadez France Goneau, rri e pezulluar brenda një kutie prej xhami e cila qëndron e varur në mur.
Banjo është e mbuluar plotësisht me pllaka të zeza katrore nga qeramika, të cilat janë në kontrast me orenditë metalike të ndritshme dhe një vaskë dhe lavaman të bardhë. Ngjashëm me kuzhinë, arkitekti vendosi shirita mikro të LED nëpër tavan. Pasqyrat vizualisht e zmadhojnë hapësirën dhe krijojnë një efekt illuzionar.
“Duke iu drejtuar kënaqësisë së përhapur nga arkitektura, Verville ofron një përvojë të përditshme interesante për banorët e këtij mjedisi grafik.”