Aktuale
Gjakova bëhet me objekt të ri të Policisë
Policia e Kosovës njofton se në Gjakovë është përuruar objekti i ri, të cilin në njoftimin për media e cilëson si modern dhe funksional.
Në njoftim thuhet se në këtë objekt do të kryejnë punën, aktivitetet dhe detyrat e tyre zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale (DRP) Gjakovë dhe Drejtorisë Rajonale Perëndimi të Policisë Kufitare.
“Në ceremoninë e përurimit, të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj bashkë me manaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës, po ashtu kryetari i Komunës së Gjakovës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, përfaqësues të Gjykatës Themelore Gjakovë, përfaqësues të FSK-së, të KFOR-it, të klerit, të OSBE-së, të Avokatit të Popullit, dega Gjakovë, përfaqësues nga jeta shoqërore, publike dhe media”, thuhet në njoftimin për media.
Në njoftim thuhet se Drejtoria Rajonale Policore e Gjakovës, është rajoni më i ri i ndarjes rajonale në kuadër të Policisë së Kosovës, derisa niveli më i ultë organizativ në këtë rajon -Stacionet Policore, kishin një infrastrukturë optimale për të zhvilluar punën policore, niveli i mesëm ka pasur mungesë të hapësirës për zhvillim të punës dhe aktiviteteve policore.
“Ndërtimi i këtij objekti do të jetë ndihmesë e madhe për të gjithë zyrtarët e punësuar aty, që tashmë pos hapësirës do te kenë edhe komoditetin për të zhvilluar dhe përmbushur obligimet dhe detyrat e tyre në shërbim të vendit dhe qytetarëve”.



