Aktuale
EKSKLUZIVE: Inxhinieri i antisiezmikës Carydis tregon se pse tërmeti shkatërroi ndërtesat në Shqipëri
Pas tërmetit në Shqipëri, që shkaktoi disa objekte, la disa viktime e qindra të lënduar, disa inxhinierë kanë dalë për të parë nga afër dëmet, në mënyrë që edhe të vlerëson shkaktarët tjerë të shkatërrimit, përveç atyre natyror.
Derisa ekipi nga Ndërtimi.info ishte në zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës rastësisht ka takuar profesor grek, Panayotis Carydis, i cili është inxhinier i antisiezmikës që nga viti 1962, profesor nderi në Politeknikun e Athinës dhe themelues e drejtues i Laboratorit për Inxhinierinë Antisiezmike.
Ai, në një intervistë për Ndërtimi.info ndër të tjera ka treguar çfarë ka ndikuar që ndërtesat të mos i përballojnë tërmetit dhe çfarë duhet të bëhet tash e tutje me objektet të cilat kanë pësuar dëmtime.
Profesori ka treguar arsyet konkrete të vizitës së tij në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Shqipëri.
“Kam ardhur këtu për dy arsye, njëra është të shoh shkencërisht se si ka ndodhur dëmi dhe ndërveprimet midis karakteristikave të tërmetit, kushteve të tokës dhe kushteve të ndërtesave që kanë sjellë këtë imazh që kemi arritur deri tani. Mendoj se janë probleme të mëdha, dhe shumica e këtyre problemeve nuk janë prezantuar haptas, ka shumë dëme, shumë më tepër se sa mendojmë kur i shohim në shikim të parë”, ka thënë ai.
Sipas tij shkatërrimi dhe dëmtimi i ndërtesave në zonat e tërmetit janë shkaktuar si pasojë e disa faktorëve.
“Në shikim të parë sa i përket dëmit, sepse ne kemi edhe një këndvështrim tjetër të operacioneve të shpëtimit, sa i përket dëmtimeve, unë mendoj se është kombinimi i rezultateve që vijojnë, mund të them disa prej tyre, janë parametra. Njëra është ndërhyrjet, shtesat ose rrëzimi i disa mureve etj. Janë parë të kenë shtuar kate apo anekse, e dini. Së dyti, është cilësia e ndërtimit e cila është mjaft e dobët dhe madje mund të them se edhe kemi mirëmbajtje të keqe. Shufrat e çelikut janë ndryshkur dhe lloji i mjeshtërisë është i dobët. Dhe pastaj kemi kombinimin e dheut që është i butë, kolonizimi, problemet e lëngëzimit dhe gjëra të tjera që mund të jenë mjaft të rëndësishme edhe në kombinim me karakteristikat e tronditjes” është shprehur Carydis.
Sipas vlerësimit të tij, disa objekte të dëmtuara nga tërmeti duhet të rrënohen, ndërsa disa të tjera të ketë mbikëqyrej profesionale.
“Disa prej tyre duhet të rrënohen, dhe të tjerat duhet të jenë me të vërtetë nën mbikëqyrje të mirë inxhinierike dhe ndërtuese, që të përforcohen dhe të modifikohen në përputhje me rrethanat, të ndjekin kodet moderne, që të shpëtojnë jetë, sepse tërmetet ndodhën, po ndodhin dhe do të ndodhin në të ardhmen, qoftë tani sa kemi jetë qoftë në të ardhmen pasi të kemi vdekur, por është detyrë e jona t’i lëmë fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme një qytet të sigurt, ndërtesa të sigurta”, deklaroi ai.
Profesor Panayotis Carydis ka dhënë disa këshilla , duke përfshirë edhe qytetarët, se çfarë duhet të bëhet me ndërtesat pas tërmetit.
“Është afat i gjatë, nuk është vetëm tani. Ata duhet të mësojnë se si të ndjekin rregullat, nuk duhet të bëjnë gjëra që nuk janë të përshtatshme, për fat të mirë ka rregulla të mjaftueshme, ka kode, ka materiale të mira, shumë të mira. Ndërtesat e vjetra duhet të inspektohen, është shumë e rëndësishme, sepse kemi tërmete të njëpasnjëshme. Pastaj, unë them që ndërtesat dhe materialet kanë një kujtesë, do të thotë, kur tërmeti i parë lë një ndërtesë me dëme të vogla që mund të mos ju japim vëmendje, tërmeti tjetër do të vijë dhe do të fillojnë të dëmtojë nga niveli dhe gjendja që e ka lënë tërmeti paraprak. Nëse nuk ndjekim një praktikë të mirë për riparim, niveli i parë është riparimi, nuk është vetëm kaq, por duhet të forcohet, dhe pastaj shtesa të tjera. Po ashtu, duhet të shtojmë parametrat e përkeqësimit për shkak të ndryshkut dhe për shkak të detit ku dhe mjedisi është korroziv dhe gjithçka shumëfishohet për shkak të mjeshtërisë së keqe dhe materialeve të këqija etj”, ka treguar ai.
Tërmeti i magnitudës 6.4 ballësh të rihterit ka goditur Shqipërinë në mëngjesin e së martës (26 nëntor 2019), i cili është përcjellur edhe me lëkundje të vazhdueshme me magnitudë më të ulët. Nga ky termët zonat më të prekura janë Durrësi dhe Thumana, ku u shkaktuan të gjitha viktimat, por dëme janë shkaktuar edhe në qytete tjera./Ndërtimi.info/