Connect with us

Trashëgimia

Ilustrime se si dukej dikur Janina shqiptare [foto]

Published

on

I rrëmbyeri shekulli i nëntëmbëdhjetë për Janinën është historia e një nga qyteteve më metropolitane në krejt Ballkanin jugor.

Kryeqyteti i Shqipërisë, siç kishte lartuar identitetin e vet, kishte tërhequr vëmendjen e dhjetëra udhëtarëve, shkrimtarëve, artistëve e aventurierëve të huaj.

Dhjetëra ilustrime plot plasticitet japin frymën e Janinës, si një qytet buzë liqenit vezullues dhe malet panoramike afër.

Prej pallatit luksoz të Ali Pashës, varrit të tyre madhështor, fustanellave fjafuritëse në qytet dhe banorëve shqiptarë, Janina mbante me sqimë epitetin si qyteti më i bukur shqiptar.
Portali Konica.al sjell disa litografi të rralla të Janinës shqiptare:

   

Trashëgimia

Në Bostan të Novobërdës fillojnë gërmimet arkeologjike

Published

on

Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike.

“Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë.”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin “Gumnishtë” dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Continue Reading

Trashëgimia

Gjendet një vend me përplot bukuri natyrore në Kalanë e Vuçakut në Drenas

Published

on

Gjendet në një vend me përplot bukuri natyrore dhe potenciali e rëndësia historike që ka e bën tejet të veçantë Kalanë e Vuçakut në Drenas.

Ndërhyrjet në këtë kala kanë nisur dhe në fokus kanë pastrimin, konservimin e strukturave dhe përgatitjet që ky monument të jetë në shërbim të turizmit kulturor.

“Ky do të jetë një vit intensiv me punë në arkeologji”, deklaroi ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trashëgimia

Restaurohet shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova si aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore

Published

on

Shtëpia e familjes Kryeziu nga Gjakova, me arkitekturë tradicionale të fundit të shekullit VIII-të gjendet në pjesën e vjetër të qytetit dhe ka pamje mbresëlënëse.

Ndodhet mes Muzeut Historik dhe hapësirës ku është i vendosur busti i Sylejman Vokshit.

Gjakova njihet si qytet i kulturës, traditës dhe qytetërimit. Investimet në ruajtjen trashëgimisë kulturore nga MKRS nuk do të ndalen./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending