Connect with us

Aktuale

KDI tregon “rrugët pa fund”: Ministria e Infrastrukturës që 12 vjet nuk i përfundon punimet në dy rrugë nacionale

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot tryezë diskutimit gjatë së cilës është publikuar hulumtimi “Rrugë pa fund”, që shpërfaq gjetjet e KDI-së nga monitorimi i prokurimit publik me theks të veçantë menaxhimit të kontratave, në Ministrinë së Infrastrukturës, për dy projekte të mëdha siç janë: zgjerimi i Rrugës Prishtinë – Pejë dhe Rrugës Prishtinë – Mitrovicë.

Fjolla Uka Haxhaj, hulumtuese nga KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve të këtij hulumtimi, ka theksuar se janë analizuar arsyet që kanë ndikuar në vonesat e përfundimit të këtyre dy projekteve. “Këto dy projekte kanë filluar në vitin 2007 respektivisht 2009. Tashmë janë bërë 12 vite që nuk kanë përfunduar, ndërsa qytetarët nuk kanë informacion se kur pritet të finalizohen edhe mbi 50 km rrugë të papërfunduara nga të dyja projektet”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, shkaku kryesor, në stërzgjatjen e punimeve në këto dy rrugë ka qenë procesi i shpronësimit. Kjo pasi që Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punët ndërtimore pa përfunduar shpronësimi. Pronarët e pronave të shpronësuara, për arsye të ndryshme kanë refuzuar të lejojnë punimet pa përfunduar kompenzimi nga shpronësimi. Si rrjedhojë e gjithë kësaj edhe përfundimi i punimeve nuk ka ndodhur në kohën e paraparë.

Sipas të dhënave të KDI-së, ekziston vetëm një rast kur Ministria e Infrastrukturës i ka shkëputur kontratën një kompanie punëkryerëse për shkak të vonesës nga ana e kompanisë në kryerjen e punimeve.

Nga ana tjetër KDI-së i është bërë i njohur vetëm një rast, kur një kompani ka paditur ministrinë për shkak të shpenzimeve shtesë si pasojë e mos sigurimit të kushteve të punës.

Po ashtu KDI, nuk ka hasur në një plan të projektuar nga Ministria e Infrastrukturës, i cili do të parashihte detajet e realizimit të projektit në tërësi, për asnjërën nga këto dy projekte, ka njoftuar më tej Uka Haxhaj.

Tutje ajo shtoi se edhe fenomeni i aneks kontratave ka qenë shumë i shprehur gjatë zhvillimit të këtyre projekteve. “Kjo ka ndodhur si rrjedhojë e mangësive në hartimin e projekteve por edhe si rrjedhojë e kërkesave të ndryshme të banorëve të zonave rreth rrugëve për kyçje në rrugë, mbikalime, nënkalime etj.”, ka thënë ajo.

Vonesat në fillim të punimeve në dy segmente konkrete të këtyre rrugëve (Lum i Madh-Mitrovicë dhe Kijevë-Zahaç), kanë ndodhur si pasojë e vonesës në sigurim të huave të huaja, nga ana e Qeverisë për të mbuluar koston financiare.

Duke iu referuar natyrës dhe përsëritjes së problemeve në këto dy projekte, KDI-ja i rekomandon Ministrisë së Infrastrukturës që para fillimit të projekteve infrastrukturore, nëse aplikohet shpronësimi, të pres përfundimin e procesit të shpronësimit për të filluar pastaj me realizimin e projektit.

‘Meqë hartimi i projekteve dhe elaborateve të shpronësimit është proces i rëndësishëm për fillimin e një projekti, Ministria e Infrastrukturës duhet të përzgjedh kompani sa më të kualifikuara për t`i kryer këto punë dhe t’i mbaj ato përgjegjëse në raste të mangësive në produktet e dorëzuara nga to. Në mënyrë që projektet të realizohen sipas planifikimeve, Ministria e Infrastrukturës duhet t’i kushtoj rëndësi më të madhe procesit të menaxhimit të kontratave dhe të veproj kur ka ngecje në projekte. Mbi të gjitha, Ministria e Infrastrukturës duhet të rris transparencën dhe të jenë sa më llogaridhënës për punën e vet karshi publikut. Ky raport është produkt i projektit për monitorimin e prokurimit publik në institucionet publike (MI, MSH, AQP dhe KEK), që financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

KDI: MI që 12 vjet nuk i përfundon punimet në dy rrugë nacionale

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending