Connect with us

Aktuale

Tualetet më të shtrenjta dhe më të avancuara në botë

Published

on

Kur vjen puna tek tualeti, të gjithë duan dicka komode dhe jetëgjatë. Të gjitha WC-të janë në thelb e njëjta gjë. Por me përparimet në teknologji tualetet po bëhen gjithnjë e më shumë inovative. WC-të janë të ndryshueshme gjatë gjithë kohës. Japonia është rruga kryesore në drejtim të teknikave për tualete, dhe këto risi shihen edhe në banjot që janë duke u kopjuar nga e gjithë bota. Megjithatë, ata nuk kanë monopolin e banjove elegante.

Një nga tualeteve më të shtrenjta dhe luksoze në botë është bërë nga Koehler në Wisconsin. Modeli Koehler është deklaruar kohët e fundit si WC-ja më e avancuar teknologjikisht në botë.

Tualetet më të përparuara në botë janë me të vërtetë të përdorura nga të pasurit. Sigurisht, ato vijnë në një vlerë tepër të kushtueshme sesa WC-ja normale. Mëposhtë do të shihni pesë tualetet më intrigues dhe luksoze, të cilat janë duke u prodhuar për konsumatorët në mbarë botën sot.

Toto MS990 –5,000 dollarë

WC-ja Toto MS990 është një model i teknologjisë së lartë. Tualeti lejon përshtatjen e përdoruesit sipas madhësisë. Ajo që e karakterizon këtë WC është se e gjitha qëndron në një dizajn, bide-ja dhe baseni janë në të njëntën njësi, ka një kastetë shkarkimi automatike, e cila është silencionze dhe lëshon një aromë të freskët sa herë që shkarkohet.

NAX Satis – 5,600 dollarë Satsis

INAX, është një tjetër tualet i avancuar. Numi Koehler duke realizuar këtë produkt arriti që ky tualet kompakt dhe elegant të jetë me të vërtetë një hap me kohën. Kur një person shtyp WC-në ai përdor një vorbull të fuqishëm për të hequr mbeturinat, dhe rimbushet në kohë menjëherë pasi përdoruesi ka përfunduar. Ashtu si shumë tualete të tjera të përparuara, ky model përmban një pult për të kontrolluar muzikën, ndriçim, dhe sasinë e deodorantit që hidhet në dhomë.

Toto Intelligence II Toilet – 6,100 dollarë

Marka Toto ka prodhuar disa prej tualeteve më të avancuara dhe të njohura në Japoni, dhe Toto Intelligence II nuk bën përjashtim. Kjo WC është projektuar kryesisht për shëndetin e grave. Tualeti mund të analizojë nivelin e sheqerit, presionit të gjakut dhe temperaturën e trupit. Madje kjo WC mund të përcaktojë nëse jeni shtatzënë apo jo? E pabesushme, po ja që është e vërtetë. Pasi WC-ja mbledh të dhëna, ajo i ngarkon ato në një kompjuter, ku përdoruesi mund të shikojë informacionin e tyre shëndetësor, me mjetet e përshtatshëm si grafikët dhe skema të prodhuara nga shërbimi.

Kohler Numi – $6,500

Shumë specialistë të industrisë higjienike do të pajtoheshin se tualetet më inteligjente, të avancuara, dhe më interesante në botë janë të markës Kohler Numi. Kjo e bën atë të ketë tiparet e standardeve të një tualet super inteligjent. WC-ja përmban një kapak automatik që hapet dhe mbyllet duke përdorur një sensor, një tharës të integruar ajri, deodorant, dhe shumë karakteristika të tjera. Ajo gjithashtu ka një play-listë me këngë dhe një ekran touch që përdoruesi të mund të përdorë sa herë të ketë nevojë.

Odyssey Vertebrae- 2,000 – 15,000 dollarë

Dizajni “Odyssey Vertebrae” është me padyshmim një nga tualetet më intriguese në këtë listë por mund të jetë edhe një nga më të dobishmit. I frymëzuar nga struktura e një shtylle kurrizore, Odyssey Vertebrae është një banjë në vetvete. Në të njëjtin aparat, përdoruesit mund të lajnë dhëmbët e tyre, përdorin tualet, po edhe të bëjnë një dush.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending