Connect with us

Aktuale

Çfarë të shohësh dhe të bësh në Berlin

Published

on

  1. Pas 30 vjetësh që nga rënia e murit të Berlinit, duke nisur nga kështjella sovjetike e deri në kështjellën libertine, me një krijimtari tepër të veçantë, ky vend është një ndër gjërat më tërheqëse në planet. Kohët e fundit Berlini është bërë një qendër e madhe e pushtetit europian dhe ka mirëpritur më shumë se një milion azilkërkues duke i treguar botës se si një qytet mund të rritet pa humbur shkëlqimin e tij.

“Dallimi mes vendeve të mëdha si Nju Jorku dhe Berlini, është se Nju Jorku është një qytet i zhvilluar prej kohësh, nërsa Berlini po zhvillohet. Berlini është ende një fillim pa fund dhe kjo është ajo që e bën atë më të bukur,” thotë fotografi Harald Hausëald, imazhet e të cilit morën famë në kohën kur muri ra.
Këtu janë disa vende ku mund të eksploroni në kryeqytetin gjerman.

Udhëtoni pas në kohë në Luftën e Ftohtë
Vendet më të njohura sot në Berlin janë “fantazmat” e Luftës së Ftohtë të Berlinit. Si Galeria Lindore Side, ku gjendet endë një pjesë muralë nga muri i madh i Berlinit. Për të kuptuar se sa vëshitrësi kanë hasur qytetarët në atë kohë. Gjithashtu pranë këtij vendi ësshtë edhe një memorial i cili nderon ata që vdiqën, duke u përpjekur të largoheshin nga Lindja.

Pranë metrosë Friedrichstrasse, gjenden kabinat origjinale të kontrollit të pasaportave në stacionin e kalimit kufitar Tränenpalast (“pallati i lotëve”), ku qytetarët e Berlinit Lindor u thanë lamtumirë të dashurve që shkonin në Perëndim. Në burgun famëkeq Stasi, ish i burgosur tani udhëheq turistët dhe iu tregon atyre mënyrat se si policia sekrete e Gjermanisë Lindore, përdori mbikëqyrjen dhe taktikat e frikës për të ushtruar kontroll.

Vizitoni Pallatet Prusiane
Historia e Berlinit nuk është nga të gjitha anët e errët. Nëse doni të provoni këtë gjë, bëni një vizitë në Schloss Charlottenburg, një bukuri në stilin barok . Një ndërtesë e cenosur mes kopështëve të gjelbëruara, kjo kështjellë daton që prej shekullit 18-të dhe është një kujtim i së kaluarës Prusiane të Berlinit.

Vetëm një udhëtim 40-minutësh në S-Bahn pranë qytetit të Potsdam, është një vend i gjerë i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s (më i madhi në Gjermani) që përfshin 150 ndërtesa të vendosura në 1.200 hektarë tokë. Sigurohuni që të shihni xhevahiret e gotave të verërave që përdorte mbreti Frederiku i Madh.

Shikoni muret që janë të pikturuara si vepra arti
I njohur si qyteti më i “bombarduar” i Evropës (i shënuar me mbishkrime), Berlini u emërua gjithashtu edhe Qyteti i Dizajnit nga UNESCO-s për shkak të artit të rrugës. Galeria East Side, me 101 murale, është galeria më e madhe dhe më e gjatë në botë. Muzeu i sapo hapur i Kombit Urban për Artin Bashkëkohor Urban përdor fasadat e lëvizshme, për të shndërruar arkitekturën e ndërtesës dhe muret e jashtme si telajo.

Kopshtet dhe parqet

Më shumë se 2500 parqe, Berlini renidtët si një nga kryeqytetet në të gjelbërta në botë. Qendra e saj më e bukur është Tiergarten, një vend i gjuetisë prusiane që tani është një park i madh, ku ka kopshte trendafilasdh dhe liqene. Një aeroport i ndërtuar nga nazistët që u bë një rrugë shpëtimi për, Berlinin Perëndimor gjatë bllokimeve në vitin 1948-1949 Tempelhofer Feld, tani shërben si një park publik ku çiklistët ecin lehtësisht.

Ku të ushqeheni
Ushqimet tradicionale janë kudo nëpër restorante, disa prej tyre që janë të ndërtuara në baze të historisë. PËr shembull brenda palestrës së një shkolle vajzash të viteve 1920, kuzhinieri Dirk Gieselman arrin të krijojë ushqime të ndryshme që janë tërësisht vegjetariane. Fermerët e zonës përgjithësisht gatuajnë mishin e qengjit dhe të lepurit, por që sigurisht ju kurrë nuk do të refuzoni një hamburger.

Dicka tjetër shumë e shijsme në Berlin është edhe Kebabi, nje ushqim që vjen nga tradita turke. Nuk është habi që kulturën turke e gjejmë në Berlin, sepse ka më shumë shtetas turq atje se sa kudo tjeter në Turqi. Në të gjithë qytetin ka rreth, 4000 dyqane që bëjnë kebab, por më e mira është në Tadim, në zemër të kimunuitetit turk në Kreuzberg.

Ku të qëndroni
Hoteli Michaelberger: Një hotel i cili është vendosur pranë lumit “Spree lozes” dhe është tërësisht i mobiluar me stilin e vjetër, duke kujtuar kështu kohët e heshme.
Hotel Oriana: Është i vendosur në një ish kabare të shumë viteve më parëë. Tashmë hoteli është kthyer në një vepër arti dhe është ndër hotelët e oarë që u hap në rethin e Keeyzbergut.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending