Aktuale
Disa ide për dyshemetë 3D me rezinë
Nëse jeni lodhur me pamjen që ka shtëpia juaj, dyshemtë me rezinë mund të jenë një zgjidhje ideale për ju. Kjo është një ide e mirë përsa i përket arredimit të shtëpive, madje me një pamje super të bukur. Ju duhet thjesht të përdorni rezinë të lëngshme, ta apikoni si duket dhe dyshemeja është gati! Kohët e fundit dyshemetë 3D janë duke bërë sensacion në internet.
Kjo është një prirje e nxehtë e re që ngadalë është duke gjetur rrugën e saj në shtëpitë e zakonshme dhe si proces është jashtëzakonisht i thjeshtë, i lirë dhe vendoset shumë më shpejtë në krahasim me materialet e tjera që kërkojnë ditë për tu vënë dhe pastaj për tu tharë.
Rezina krijon një shkëlqim të thellë dhe të jep pamjen 3D në këndvështrime të ndryshme. Me të mund të arrihen shumë forma pa shumë mundim dhe rezina është bërë tepër e përdorshme në ditët e sotme.
Nëse më parë ky material përdorej vetëm për shtrimin e dyshemeve industriale, artistë nga e gjithë bota dhe dizenjues e kanë futur si koncept edhe në shtëpi. Tashmë dyshmetë me rezinë janë gjërësisht të përhapura, në qendra tregtare, industriale, shkolla, spitale, zyra, shtëpi, etj.Ato gjenden në ngjyra të ndryshme. Në momentin që aplikohen, ju mund të përzieni ngjyra të ndryshme në të dhe të krijoni forma nga më të ndryshmet. Ose të punësoni një artist, që të bëjë art me to, duke krijuar dysheme 3D.
Plus, që dyshemetë do të duken të mahnitshme dhe do të japë idenë e një materiali që përdoret vetëm në hotelet e shtrenjta. Imagjinoni të krjoni një ujëvarë në mes të dhomës tuaj të gjumit, apo një delfin brenda në tualet, mund t’iu bëj ju të ndiheni më komod dhe të freskët brenda shtëpisë.