Featured
Prishtinës do t’i shtohen edhe një rreth, tek Stacioni i Autobusëve
Komunikacioni në Prishtinë në shumicën e kohës është mbingarkuar me tollovi pothuajse në të gjitha rrugët kryesore të saj. Për zgjidhjen e këtij problem rreth- rrotullimet janë parë si mundësi e mirë, përveç që bëjnë lidhjen e pjesëve të ndryshme të qytetit. Prishtinës së shpejti do t’i shtohet edhe një tillë.
Komuna e Prishtinës ka përfunduar procedurat e prokurimit për ndërtimin e rrethit përballë Stacionit të Autobusëve, lidhja rrugore Dradani – Emshir. Tashmë është nënshkruar kontrata në vlerë rreth 400 mijë euro (3388.258,51 euro) me operatorët ekonomik K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K, si fitues të këtij tenderi, shkruan Ndërtimi.info.
Për këtë kontratë, që Komuna kishte parashikuar të shpenzojë 390 mijë euro, ishin pranuar tre tenderë, dy prej tyre ishin vlerësuar sit ë përgjegjshëm, kurse çmimi më i lartë i ofruara kap vlerën 456 mijë e 145 euro.