Featured
Hoti thotë se Autostrada e Dukagjini nuk do të bëhet, AAK-ja nuk heq dorë
Sipas tij ky projekt është i dështuar dhe në vend të saj qytetarët e asaj ane do të përfitojnë nga zgjerimi i rrugës aktuale.
Gashi ka thënë se kjo autostradë do të duhej të ndërtohej e para dhe se AAK-ja do të punojë që kjo autostradë të bëhet, qoftë edhe pa dëshirën e Hotit.
Reagimi i plotë:
Abdullah, Rrafshi i Dukagjinit është shumë më i madh se fshati juaj, i cili nuk ju votoi!
Keqardhje ndaj qasjes tashmë edhe deklarative të z.Abullah Hoti, ndaj Autostradës së dukagjinit!
Duhen njohuri vetëm elementare ekonomike për ta kuptuar se sa gabim e ka.
Nëse z.Hoti deklarimin e sontëm e ka pasur politik e jo profesional, atëherë është e turpshme të merret fatin e rrafshit të dukagjinit, një njeri i cili votat politike zgjedhore i ka humbur edhe në fshatin e tij të lindjes!
Duke ruajtur minimumin e respektit për njohuritë ekonomike tuajat, vërtet jam i befasuar nga personi yt. Në këtë kontest me plot kompetencë po jua sqaroi juve dhe mendësisë tuaj se Autostrada e Dukagjinit, është dashur të ndërtohet e para në Kosovë. Autostrada e Dukagjinit ka arsyeshmëri ekonomike dhe sociale të argumentuar.
Unë e kuptoi se ju dhe partia juaj përkundër rezulatit në nivel qendror, keni shënuar rënie votash në dukagjin e posaçërisht në Pejë përderisa AAK është rritur ndjeshëm, por mos harroni, mjaftueshëm keni marrë votë sa për të mos dalur kundër këtij projekti, që është zhvillimor dhe ndikon tepër në ekonomi, biznes, ndërmarrësi dhe lehtësira të shumta! Pra nuk është veç asfalt!
z. Hoti, mos harroni edhe njëherë, Kur Peja dhe dukagjini flasin për zhvillim, ekonomi, biznes, komunat tjera duhet të mbajnë shënime.
z.Abdullah Hoti, të siguroi se Aleanca me 14 deputetët e vet do të punoi fort dhe Autostrada do të ndodhë, qoftë edhe pa dëshirën tënde! Po, sepse Autostrada e Dukagjijit nuk ka qenë premtim elektoral i qeverisë Haradinaj.
Fatmir Gashi – zv/Ministër në detyrë i Financave