Arkitekturë
Kulla 400 vjeçare, më e vjetra në Dukagjin
“Historinë e kësaj kulle e di e gjithë Gjakova. Por pse ka mbetur kështu pas dore, unë nuk e di”. Pronari i sotëm i kullës së vjetër në Rogovë të Hasit të Gjakovës, Nazmi Poga, këto fjali i thotë si shenjë e krenarisë për monumentin që ka trashëguar e në të njëjtën kohë edhe si shenjë e mllefit ndaj kujdesit shtetëror për këso lloj objekjtesh.
Ai nuk heziton ta cilësojë si 400-vjeçare kullën trekatëshe të familjes Poga, sado që kjo tingëllon paksa e pamundur. Thirret edhe në burime të shkruara për këtë. Vërtetësia e saj e bën këtë objekt të parin e llojit të tij, në Dukagjinin e mbushur me kulla monumenetale, shkruan sot “Koha Ditore”
“Kulla është e ndërtuar para xhamisë së fshatit, sepse dihet se në të kanë qëndruar punëtorët që e ndërtuan këtë xhami”, thotë Poga. E xhamia, sipas tij dhe disa autorëve, është para Xhamisë së Hadumit, bërthamës së qytetit të Gjakovës.
Objekti i veçuar i shekullit XVI
Një trajtim të veçantë kullës i bëri studiesi Fejaz Drançolli, në librin e tij “Kulla shqiptare”. Objektin e përshkruan si ndërtim të shekullit XVI.
“Në territorin e Kosovës ka mbetur një kullë e veçuar nga fundi i shekullit XVI. Ky objekt banimi është rast unik dhe i veçantë që ka mbetur deri në ditët e sotme”, shkruan Drançolli, për kullën në Rogovë të Hasit, të cilën vendësit e njohin si Kulla e Ymer Pogë Latifit
Arkitekturë
Çfarë fshihet nën strukturat komplekse sipas arkitektit japonez Sou Fujimoto
Arkitekturë
Arkitektura përmes syve të francezes Odile Decq
Arkitekturë
Le Corbusier: Forma, funksioni dhe modernizmi në arkitekturë
-
Infrastrukturë2 days ago
Bëhet hapi i parë për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren
-
Infrastrukturë2 days ago
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit? E gjitha elektrike, trenat do mund të lëvizin me shpejtësi deri në 120 KMH
-
Infrastrukturë2 days ago
Mbi 74 milionë euro do të investohen në Kramovik për Parkun Solar
-
Infrastrukturë2 days ago
Ngecin punimet për ndërtimin e urës te Liqeni i Badovcit
-
Aktuale2 days ago
Cyrihu planifikon që popullsia e tij të arrijë shifrën prej 2 milionë
-
Infrastrukturë2 days ago
Në maj hapet gara për ndërtimin e aeroportit të Gjirokastrës
-
Infrastrukturë2 days ago
Një rolete e projektuar mirë përmirëson efikasitetin energjetik të një ndërtese
-
Infrastrukturë2 days ago
Neom siguron mbështetje financiare prej 2.7 miliardë dollarësh