Aktuale
BILL-E, robotët që do ndërtojnë vendbanimet në hapësirë
Nga vendbanimet hapësinore tek avionët, shkencëtarët kanë zhvilluar robotët që mund të ndryshojnë mënyrën si ndërtojmë struktura me performancë të lartë.
Makinat në formë V, të quajtura BILL-E, kanë dy krahë miniaturë që ndërtojnë struktura pjesë pas pjese.
Robotët BILL-E u zhvilluan nga një ekip në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, i cili parashikon që këta robotë të vegjël të projektojnë gjithçka, nga vendbanimet hapësinore në Mars, deri te aeroplanët dhe shtëpitë në Tokë. Profesori Neil Gershenfeld tha: Esenca e kësaj është një lloj i ri robotik, që ne i quajmë robotë relativë.
Ai vazhdoi të shpjegojë se historikisht ka dy kategori të gjera të robotikës, ato të bëra nga komponentë të shtrenjta me porosi që janë optimizuar me kujdes për aplikime të veçanta siç është montimi në fabrika, dhe ato të bëra nga module të lira të prodhuara në masë me performancë shumë më të ulët.
Robotët e rinj, kanë krijuar një kategori të tretë. Këta robotë janë shumë më të thjeshtë se të parët, ndërsa janë shumë më të aftë se këto të fundit. Robotët janë në thelb dy krahë të vogla të lidhura që janë të varura në mes me një pajisje shtrënguese në secilin skaj që ata përdorin për të kapur strukturat e vogla 3D.
Sisteme të tilla mund të përdoren për ndërtimin e ndërtesave të tëra, veçanërisht në mjedise të vështira siç janë në hapësirë, ose në Hënë apo Mars. Ideja kryesore është që të eliminohet nevoja për të transportuar struktura të mëdha të parafabrikuara nga Toka, pasi këta robotë mund të ndërtojnë atë që nevojitet në planet duke përdorur tufa të njësive të vogla.