Aktuale
Drenasi do të rregullojë parkun e Kamenicës, vlera e projektit 150 mijë euro
Komuna e Drenasit ka sqaruar situatën e parkut të Kamenicës. Sipas saj disa herë është bërë pastrimi i asaj pjese nga mbeturinat dhe janë vendosur kontinjerë, por asnjëherë ata kontinjerë nuk janë përdorur nga qytetarët, të cilët kanë vazhduar t’i hedhin ato në tokë.
Nga Komuna po ashtu ëshë njoftuar që me anë të granteve që kjo ka fituar, MMPH-ja ka shapllur tender për rregullimin e parkut të Kamenicës, projekt i cili do të ketë vlerën e rreth 150 mijë eurove. Ky projekt do të përfshijë rregullimin e shetitoreve, ndriçimin, trotuaret dhe kontinjerët për mirëmbajtje të parkut.
“Disa herë DSHPE përmes kontraktimit, ka bërë pastrimin e asaj pjese, duke larguar mbeturinat e krijuara nga qytetarët të cilët kishin hedhur ato, madje edhe ka vendosur në hyrje të vendit kontinjer për hedhjen e mbeturinave. Mirëpo edhe pse kanë qëndruar për më shumë se tre muaj, asnjë qytetarë nuk ka hedhur mbeturinat në ata kontejner dhe kompania “Pastrimi” ka larguar përkohësisht ata”, thuhet në njoftimin e komunës.
Prandaj ëshët kërkuar nga qytetarët, që të jenë të kujdesshëm dhe t’i përdorin kontinjerët e mbeturinave.
“Për të mirëmbajtur atë pjesë, kërkohet edhe vetëdijesimi i qytetarëve, që të mos hedhin mbeturina në vendet e gjelbëruar, por të hidhen në kontinjer, pasi që sërish do të dërgohen nga DSHPE-ja dhe kompania “Pastrimi””, thekson Komuna e Drenasit.



