Aktuale
Pamje nga orenditë karakteristike të shtëpive në “kohën e Enverit”
Aktivisti i të drejtave të fëmijëve jetim, Ilir Çumani, ka publikuar disa foto të vjetra të që i përkasin kohës kur në Shqipëri qeveriste Enveri.
Në fotot e publikuara në Facebook nga Çumani çdo kush që e ka kaluar atë kohë, do t’i kujtohet mirë “koha e Enverit”.
Krahas fotove ku bie në sy arredimi karakteristik i apartamenteve të komunizmit, aktivisti shkruan:
‘Për të gjithë moshatarët e brezit tim dhe të atyre para këtij brezi, po ju sjell në retrospektiv imazhet e aredimit standart dhe uniform të apartamenteve në të cilat jetonin të gjitha familjet shqiptare në kohën e socializmit. Besoj se nostalgjikët nuk i kanë harruar ende këto pamje që të sillnin në ato kohë “lumturinë” e pangopur kolektive të një shoqërie të frustuar…. Sikurse edhe politikanët e qeverive të korruptuara kakistokrate të pas 90 – të, së bashku me aradhën e zyrtarëve e oligarkëve të sotëm, nuk mund ta harrojnë lehtë prejardhjen, rrënjët e skamjes dhe mjerimit nga kanë ardhur…. Sot, kjo specie e babëzitur, ndodhet në mënyrë të pamerituar në majat e piramidës së luksit të shfrenuar duke i bërë karshillëk 95 % të popullit që e kanë zhytur edhe më shumë në mjerim, duke i ofruar mungesën e prespektivës, duke ua vrarë gjithmonë e më shumë shpresën, aq sa shumica e njerëzve kanë të drejtë të kthejnë sytë nga e shkuara dhe të thonë: “….ishim mirë ashtu siç ishim, por më keq se sot, kurrë nuk kemi qenë. Ngase të gjithëve u mungon motivi për të jetuar, dinjiteti dhe shpresa u është nëpërkëmbur nga luksokratët dhe zengjinët e rinj anafalbetë, pa moral e dinjitet…..! 26 tetor, 2019”
Ndërkohë nuk kanë munguar as komentet krahas fotove të kohës së Enverit që Çumani ka postuar.
“Eshte jeta jone, sigurisht kemi nostalgji. U rritem në këto ambjente me nenen, babain, vellezerit, motrat. Jetuam me gruan, fëmijet.”-ka shkruar një ndjekës.
“Shtëpi me pak mobilje por me shumë njerëz dhe shumë dashuri. Frigorifera me pak ushqime, por bio dhe me shumë shije. Njerëz më të dobët, por të shëndetshëm dhe pa strese. Makina nuk kishim por kishim ajër të pastër. Veshje shumë nuk kishim por dukeshim më bukur”- shkruan një komentues.