Balaj ka dy kompani, “Age group” dhe “DC group”. Me të dy kompanitë po oferton për tenderë të njëjtë.
Tenderët në Komunë po i merr me kompaninë “Age grup”, me të dytën nuk e ka fituar asnjë, pasi çdo herë po shpallet i papërgjegjshëm, shkruan lajmi.net.
Madje, në një tender që Balaj e fitoi para pakë javësh, ishte në konkurrencë me vetveten, pasi Komuna pati vetëm dy oferta, të kompanisë “Age group” që ishte në konzercium me N.P.T. “Bamirs”.
Vlera e kontratës ishte 13.466,00 euro. Oferta e “Dc group”, ishte në vlerë prej 14,015.00 euro, dhe arsyeja e eliminimit të saj nuk ishte pse kishte çmim më të shtrenjtë, por se nuk i plotësoi një sërë kriteresh të parashtruara në dosjen e tenderit.
Madje, është eliminuar se nuk e ka përmbushur kriterin kryesor, nuk e ka nënshkruar deklaratën nën betim, gjë për të cilën lë dyshime që kompania mund të ketë pasur probleme të natyrave të ndryshme. Kjo do të përbënte direkt vepër penale, po që se qëllimi ka qenë mashtrimi.
Lajmi.net ka kërkuar një interpretim nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), lidhur me atë nëse lejohet që një pronar të ofertojë më dy kompani të ndryshme në të njëjtën procedurë të prokurimit. Ky institucion akoma nuk ka dhënë përgjigje.
Edhe tenderin “Investimet në zonën ekonomike -parku industrial në Opterushë”, e ka fituar kompania “Agr group” SH.P.K. në konzercium me N.P.T. “Bamirs”. Vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 68.460,00 euro. Në këtë tender nuk ka ofertuar kompania “Dc group”.
Edhe tenderin “Riparimi i monumenteve kulturore historike’. E kanë fituar “AGE group” SH.P.K.; N.P.T. “Bamirs”. Vlera e ofertuesve fituese ka qenë 78.846,46 euro. Edhe për këtë tender, Bala ka ofertuar me kompaninë “DC grup”, në konzercium me N.SH “Liriu”, me vlerë më të lirë se oferta fituese, ose 69,056.52 euro, por janë shpallur të papërgjegjshëm.
“Age group” SH.P.K. e ka fituar edhe tenderin “Furnizim me material ndërtimor për meremetimin e shtëpive për persona me nevojë”. Vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 8.857,50 euro. Edhe në këtë tender, Bala ka garuar me kompaninë “DC Group” Sh.p.k, ku kishte çmim me të ulët se me kompaninë fituese, ose 6,938.40 euro. Por, kjo ofertë ishte shpallur e papërgjegjshme me arsyetimin që nuk i ka përmbushur një serë kërkesash. Po ashtu, as deklaratën nën betim.
Lloji i procedurës për këtë tender ka qenë “çmim i koutimit”.
Ani pse, “DC grup” ka dalë çdo herë e papërgjegjshme, Komuna në këtë procedurë tenderuese e ka ftuar vetë në prokurim, pasi ishte i procedurës –çmimi i koutimit.
“Autoriteti kontraktues do t’u dërgojë njëkohësisht, së paku tre operatorëve ekonomik një kërkesë me shkrim për kuotimin e çmimeve dhe, aq sa është e mundshme, sa më shumë operatorëve ekonomik sa është e nevojshme për të siguruar se konkurrenca efektive për kontratën përkatëse nuk dëmtohet”, thuhet në nenin 36 të Ligjit të Prokurimit Publik, tek procedurat për kuotimin e çmimeve.
Po ashtu, para dy muajve “Sinani Ing” dhe “AGE grup” kanë nënshkruar kontratë me Rahovecin edhe për “Ndërtimi i QKM-së në Çifllak”. Vlera e kontratës ka qenë 82.996,59 euro. Edhe në këtë tender ka ofertuar me kompaninë “DC grup”, me çmim prej 69,022.20 euro ose më të lirë se sa oferta fituese, por që nuk i k përmbushur një serë kërkesash.
Njeriu i AAK-së, tender në Komunën e AAK-së
Tahir Bala është i afërt në AAK-në në Rahovec. Ai është parë në tubimet elektorale të AAK-së gjatë zgjedhjeve. Madje, nuk ka hezituar që të bëjë propagandë haptazi për këtë parti. I gjithë rrejti social Facebook i tij është i mbushur me fytyra publike të AAK-së.
Ai në zgjedhjet e 6 tetorit, pos që ka dalë në përkrahje të AAK-së, e ka përkrahur haptas edhe kandidatin për deputet nga Rahoveci, Fatmir Iska.
Bala dhe nënkryetari Iska janë shokë të ngushtë. Ata janë parë shpesh bashkë. Madje, Bala poston edhe fotografi në Facebook me të.
Bala është parë me zyrtarë të AAK-së që janë drejtor në Komunën e Rahovecit, duke përkrahur, kandidatin për deputet, Fatmir Iska, i cili është edhe nënkryetar i Komunës së Rahovecit.
Në fotografi janë: 1, Ardian Bala – zyrtar i financave në Komunë të Rakohvecit, 2. Tahir Bala 3. Samir Mustafa, drejtor i Shëndetësisë në Komunë të Rahovecit 4. Luan Kleqka, aktivist i AAK-së në Rahovec – nëpunës në PTK 5. Hasan Përpoqi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Rahovecit.
Ka pasur edhe raste të tjera kur biznesmen të afërt me AAK-në kanë fituar tender në këtë komunë. /M.B -Lajmi.net/