Aktuale
Inspekcioni i shqipton gjobë prej 1000 eurosh palës e cila shkaktoi shembjen e dheut në Arbëri
Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Adonis Tahiri, i ka thënë Koha.net se kanë gjobitur palën ndërtimore më 500 euro, pasi nuk ka respektuar lejen ndërtimore për ndërtimin e murit mbrojtës.
Ndërkaq pala është gjobitur edhe më 500 euro për dëmtimin e rrugës.
Sipas Tahirit, inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe ka urdhëruar palën ta kthej terrenin në gjendjen e mëparshme.
“Sot jemi njoftuar për një rrëshqitje të dheut në lagjen Arbëri. Menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes 2 ekipe të Inspekcionit, një nga Sektori i Rendit Komunal edhe një nga Sektori i Ndërtimit. Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro. Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme. Vazhdimi i punimeve në ndërtimin e këtij objekti do të jetë i mundur vetëm pasi të vendoset muri mbrojtës sipas lejes ndërtimore, dhe pasi të rregullohet pjesa e dëmtuar e rrugës”, ka thënë Tahiri.





