Aktuale
KRU “Hidrodrini”: Punimet në rehabilitimin e rezervuarit të qytetit, vazhdojnë me intensitet të shtuar
Kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini”, në Pejë bën të ditur se punimet në rehabilitimin e rezevuarit të vjetër të ujit, nga furnizohet një pjesë e konsiderueshme e Pejës me ujë të pijshëm, po vazhdojnë me intensitet të shtuar.
Ky projekt investiv i kushtueshëm nga KRU “Hidrodrini” do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizim me ujë cilësorë dhe sasi të nevojshme, veçanërisht për pjesën jugperëndimore të qytetit që përfshinë një pjesë të gjërë të masivit nga Zatrat dhe disa fshatra përreth.
KRU “Hidrodrini” njofton konsumatorët se punimet në fjalë nuk ndikojnë në reduktime në furnizim me ujë për zonat në fjalë.
Njoftimi i plotë:
“Konsumatorë të nderuar dhe Media,
Ju njoftojmë se punimet në rehabilitimin e Rezevuarit të vjetër të ujit, prej nga furnizohet një pjesë e konsiderueshme e qytetit të Pejës me ujë të pijshëm, po vazhdojnë me intensitet të shtuar!
Projekti në fjalë pritet të përfundojë në dinamikë më të shpejtë se çështe planifikuar!
Është ky, një investim vetanak i kushtueshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizim me ujë cilësorë dhe sasi të nevojshme, veçanërisht për pjesën jug-perëndimore të qytetit që përfshinë një pjesë të gjërë të masivit nga ‘Zatra’-t dhe disa fshatra përreth. Njoftojmë konsumatorët se, punimet në fjalë nuk ndikojnë në reduktime në furnizim me ujë për zonat në fjalë.”-shkruan Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë.