Arkitekturë
Përfundon “70 St Mary Axe”, kulla e harkuar e Londrës
Foggo Associates ka projektuar një ndërtesë të lakuar të lartë në Londrën qëndrore, e cila njihet gjerësisht si Can of Ham për shkak të formës së saj të veçantë.
Kulla 21-katëshe qëndron në të njëjtën rrugë me qiellgërvishtësen e projektuar nga Foster + Partnerët në 30 St Mary Ax, e cila quhet Gherkin, në një grupim të ndërtesave të larta në Qytetin e Londrës.
I quajtur zyrtarisht 70 St Mary Axe, struktura 90 metra e gjatë përmban 28,000 metra katror hapësirë zyre në 20 katet e sipërme të saj mbi 430 metra katrorë dyqane në katin e parë, tokësor dhe bodrum.
Ndërtesa ka një profil të harkuar, me dy fasada të lakuara dhe skajet e sheshta duke krijuar një formë të veçantë që i ngjan formës së kutisë së konservave, nga e cila merr edhe emertimin e saj. Ndërtesa është tërësisht e veshur me xham me një seri fletësh të mbuluara me alumin ngjyrë bronzi të lehtë që përmbajnë fasadat e lakuara dhe mbështillen në majën e ndërtesës.
Në krye të kullës panelet e xhamit zëvendësohen me një rrjetë për të dhënë pamjen e një sipërfaqe të vazhdueshme dhe për të fshehur njësitë e saj të ftohjes dhe ngrohjes dhe dy gjeneratorë. Ne kemi punuar shumë me firmën e veshjes së fasadave, Focchi, për të zhvilluar një panel rrjetë të shpuar, e cila ka pamjen e xhamit, u shpreh studioja projektuese.
70 St Mary Ax është gradaçela më e fundit që do të ndërtohet në qytetin e Londrës. Qëndron pranë ndërtesës së lartë Tulip të propozuar, një kullë 305.3 metra, krijuar nga Foster + Partners. Kulla u refuzua kohët e fundit nga kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan.