Aktuale
Bombardimet kanë lënë pas vetëm rrënojat e historisë mijëra vjeçare në Alepo
Fotot tregojnë se si ka qenë qyteti para luftës dhe se si është tani, pasi është shkatërruar nga lufta.
Qyteti më i madh i Sirisë, Alepo ka qenë qyteti që ka marrë goditjen më të fortë që nga nisja e betejës së Alepos në 2012 si pjesë e luftës civile. Fotot tregojnë se si ka qenë qyteti para luftës dhe se si është tani, pasi është shkatërruar nga lufta. Fotografitë e publikuara nga petapixel, zbulojnë gjithashtu se sa i gjallë ishte dikur qyteti historik dhe se si është shkatërruar sot nga lufta.
Restorant Olympia, i cili e quan Alepon shtëpi ka publikuar fotografi të tjera të Alepos, ndërkohë krahas fotove ka bashkangjitur pamjet e Alepos para lufte. Vendndodhjet antike që janë kategorizuar si pjesë e trashëgimisë botërore nga UNESCO. Këto vendondodhje janë kthyer në rrënoja përmes plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit.
Nga Emad Nor Eldeen në Independent:
Vendet e bukura të trashëgimisë në Siri janë një dëshmi për kulturat dhe civilizimet e ndryshme. Ato përfshijnë disa nga vendet më të vjetra dhe më prestigjioze në botë, të cilat u ndërtuan dhe u ruajtën nga njerëzit dhe perandoritë ndër shekuj.
Ato vende janë dëshmi që identifikojnë se kujt i përkasim ne si Sirianë sot. Ato janë pjesë e identitetit tonë. Ato përfaqësojnë jetën tonë, e cila dikur ishte një jetë e mirë dhe e lumtur. Dita e trashëgimisë botërore më 18 prill ishte një festë e historive dhe kulturave të ndryshme. Kjo më bërë që të mendoi përsëri për jetën time në Sirinë e paraluftës. Kam punuar në Industrinë e Turizmit në Siri për dy dekada. Pata privilegjin e madh të shëtisja në gjurmët e kohërave të panumërta të historisë duke u treguar turistëve që vinin nga gjithë botë thesaret tona historike.
Zyra ime ishte në qendër të qytetit Homs. Turizmi po lulëzonte në zonën tonë, me mijëra njerëz vizitonin qytetin çdo vit. Në Damask turistët dëshironin të ecnin në rrugët e vjetra të qytetit dhe të vizitonin zonën e tregut. Ata do të vizitonin edhe “Hakaëati”, tregimtarët tradicionalë, të cilët do të tregonin histori antike. Në Dara ata do të vizitonin Teatrin Bosra, një teatër i madh romak i lashtë. Në qytetin time njerëzit do të vizitonin Kështjellën e Homsit dhe shumë vende të tjera të rëndësishme, përfshirë ato fetare.
Qyteti i lashtë Palmyra, jashtë Homs ishte i preferuari im, ishte fusha ime e veçantë e ekspertizës. Kolonat e Kolonadës, tempujt dhe teatri romak ishin vetëm disa nga vendet mahnitëse. Më pëlqente t’u tregoja turistëve vendet e trashëgimisë. Unë gjithmonë u përpoqa t’u jepja atyre një imazh autentik të Sirisë, ai që ilustron se si historia ka rrënjë të thella në vendin tonë. Ndjeja krenari kaq të madhe kur njerëzit të cilët vinin në Siri njiheshin me vendin tim magjepsës. Turistët më thonin se ata tani e kuptonin se si historia e Sirisë ka kontribuar në fetë dhe qytetërimet në botë.
Këto janë kujtime të çmuara për mua. Po për fat të keq, kjo është gjithçka që janë tani, një kujtim. Kur shpërtheu lufta, mua më kapi rrugës kur po shkoja në shtëpi nga puna. Një nga gjunjët e mi u coptua nga plumbi i një snajperi. Nuk isha i sigurtë nëse do të mbijetoja. Tani kam një gju artificial dhe e kam të vështirë të ecë siç duhet. Familja ime dhe unë nuk kishim zgjidhje tjetër përveç të iknim nga Siria pasi jeta u bë shumë e rrezikshme. Muaj pasi u arratisëm në Egjipt, pashë pamjet që tregonin shkatërrimin e vendit tonë. Pashë që zyra ime ishte shkatërruar nga granatimet e rënda. Gjysma e jetës sime kaloi në atë zyrë. Kujtimet e mia dhe gjithë puna ime e rëndë u shndërruan fjalë për fjalë në rrënoja. Më solli lot në sytë e mi.Humbja e jetës njerëzore është një tragjedi përtej çdo fjale, por humbja e vendeve të trashëgimisë sonë është gjithashtu zemërim për ne. Shumë nga ajo tani shtrihet në gërmadha.