Aktuale
A do të hapet ndonjëherë “Hoteli i Dënimit” në Korenë e Veriut, më i larti në botë
Ajo duhej të kishte përfunduar, por përkundrazi kulla e gjatë prej 330 metrash dhe e përbërë nga 3000 dhoma ka thyer një rekord të ndryshëm, “ndërtesa më e lartë në botë dhe e papërfunduar”.
Më shumë se tre dekada pas fillimit të ndërtimit, “Hotel Ryugyong” ende nuk është përfunduar. Ajo duhej të kishte përfunduar, por përkundrazi kulla e gjatë prej 330 metrash dhe e përbërë nga 3000 dhoma ka thyer një rekord të ndryshëm, “ndërtesa më e lartë në botë dhe e papërfunduar”.
Ndërtimi i hotelit nisi në kryeqytetin e Koresë së Veriut në vitin 1987. Ndërtesa ishte projektuar si një piramidë, gradacielë e lartë, ku pretendohej të ishin 3000 dhoma dhe pesë restorante me pamje panoramike. Në vitin 1992, ndërtesa u ndërtua, por mbeti e zbrasët pa dritare dhe me beton të zhveshur për 16 vite të tjera. Kjo pasi Koreja e Veriut dola nga Lufta e Ftohtë pa para, pasi u shemb Bashkimi Sovjetik.
Ndërkohë të gjitha ndërtesat rreth saj e humbën rëndësinë e tyre. Përbërja e kësaj ndërtese madhështore ishte metal dhe xham, më vonë u projektua të bëhej me ndriçim LED për të dhuruar spektakël gjatë natës. Për vite me radhë, ndërtesa e cila është akoma më e larta e Koresë së Veriut dhe që qendron e mbërthyer mbi qytetin e Pyongyanh si një kujtesë për problemet ekonomike të vendit, ka pasur si shoqërues vetëm një vinç, i cili qëndron ende mbi majën e tij. Gazetat e huaja filluan ta quanin atë “hoteli i dënimit”. Qeveria madje e hoqi atë edhe nga fotot zyrtare të Poyongyang.
Por në vitin 2008 puna filloi përsëri. Orascom, një kompani egjiptiane ra dakord të ndihmojë në përfundimin e këtij hoteli, si pjesë e marrëveshjes për t’i lejuar ata që të krijonin rrjetin 3G në vend. Ata hoqën vinçin dhe mbuluan pjesën e jashte me xham, duke përfunduar në vitin 2011 me një kosto prej 180 mln dollarësh. Me mbarimin e fasadës, filluan thashethemet se hoteli do të hapej.
Fotot nga 2012 treguan se brenda ishte akoma vetëm një hapsirë e zbrazët betoni. Në vitin 2018, ndriçimet LED u shtuan në pjesën e jashtme të Kullës, duke e lejuar atë të shfaqte imazhe lëvizëse si flamuri i Koresë së Veriut. Ky hotel qëndron ende i mbyllur edhe gjatë ditëve të sotme. Ai nisi të ndërtohej në kohën e Luftës së Ftohtë me SHBA-në që mbështetej nga Koreja e Jugut, ndërkohë që sovjetikët mbështesnin Korenë e Veriut, shkruan engo.com. Hoteli ende qëndron i mbyllur dhe askush nuk e di nëse do të hapet ndonjëherë!