Aktuale
E’bel, dashuria në zemër të Korçës
Jeni në dilemë ku t’i kaloni festat e fundvitit? Në Korçë, ku tjetër. Por aman në Korçën “pe vërteti”, Korçën e vilës E’bel.
Nuk është nga ato shtëpitë korçare që tani janë bërë të gjitha taverna e hotele, E’bel është me e mira e gjithë çfarë ke parë deri tani në Korçë.
Të ngjan sikur të rrëmben prej dore, e te fut brenda, aq shumë të pëlqen kur e sheh nga jashtë.
Lëre pastaj kur hyn brenda, qëndron një natë apo edhe pak orë për një çaj e kafe.
Është vila që risjell traditën më të mirë korçare, vila që të jep ngrohtësi dhe gëzim, qysh sapo ia përmend emrin.
Vilën E’bel e gjeni te bulevardi “Republika”, në qendër të Korçës.
Ka një kopsht, një tarracë që nuk ke si ta ngatërrosh me vile tjetër. Nëse shkoni këto ditë, do ta gjeni të zbukuruar, si për prag Krishtlindjesh.
Dhe megjithëse ka vetëm tre javë që është çelur, turistëve grekë dhe personazheve vip shqiptarë, nuk iu ndahet shpirti nga vila e tyre.
Nëse ju shkoni për qejf, apo për punë, nga janari se tani, nuk gjen vend kollaj, do na besoni që nuk ka si vila E’bel.
Aty ndihesh si në një shtëpi korçare tradicionale, me po ato karrige, tavolina e oxhaqe, si të viteve ’30.
Ndal është bukur aty, se është si dikur. Dikur është nostalgji, dikur është mall për kohën që ikën e nuk vjen më.
Këtë ndjen kur je atje dhe zgjohesh një mëngjes e të pret mëngjesi afër zjarrit me trahana e petka e mjaltë morave, nga ai bërë enkas për vilën, se këtu ushqimet janë të gjitha të prodhuara e gatuara vetëm për E’bel.
Ah se desh harruam, nëse jeni konsumues të alkoolit, ne do t’ju sugjeronim të provonit pijen tradicionale të Korçës, rakinë e pjekur.
Vila në total ka 7 dhoma, 4 çift, 2 dhoma treshe dhe një teke. Mund të shkoni bashkë me familjen tuaj, ose edhe me një grup miqsh për t’u kujtuar qe jeta nuk është vetëm punë, është edhe E’bel.
Për të kaluar një pasdite dhe mbrëmje të ngrohtë, këtu do të gjeni edhe dy ambiente me oxhak.
Ahh, nuk mund ta lëmë pa ju treguar edhe ulicën, që e gjeni vetëm tek E’beli.Në çdo kat të vilës ka verandë, ku mund të dilni për të pirë një çaj dhe cigare po nuk e keni lënë akoma. Dhe po pini në të ftohtë.
Nëse doni të shijoni Korçën e traditës dhe modernes, fjetja në Vilën E’bel është zgjedhja e duhur, si për ju edhe për xhepin tuaj.
Dhe po jua tha dritare.net, sigurisht që është e vërtetë. Se ne nuk informojmë, ne mirëinformojmë./dritare.net