Featured
Punëtorët më të rrezikuar në Kinë, teksa shtronin rrugë për turistë
Për shumicën e punëtorëve, t’u thuash se do të kenë ngritje në punë është një arsye për festim, por jo për këta ndërtues në Kinë.
Kjo për shkak se ata po ndërtojnë një rrugë malore mijëra metra mbi tokë në Pingjiang County, provinca Hunan.
Pa litarë ose shiritat e sigurisë dhe vetëm kapelat e forta për t’i mbrojtur ata nëse bien, këta njerëz kalojnë ditët duke transportuar dërrasat e rënda dhe karrocat e mbushura me çimento mbi një vendkalim të rrëpirë prej druri.
Në këto fotografi punëtorët mund të shihen të jenë mbi asgjë më shumë se skelet e ndryshkura metalike, pasi ata i çojnë ato në mal për të zgjeruar rrugën e këmbësorëve.
Zyrtarët kinezë shpresojnë se rruga do të tërheqë me mijëra turistë në këtë zonë, pasi ata më herët hezitonin për të ecur përgjatë rrugës së vjetër.
Shikoni fotografitë e këtyre punëtorëve gjatë ndërtimit të rrugës: