Connect with us

Aktuale

Kontradiktat e punimeve në Kalanë e Novobërdës

Published

on

Askush nuk mund ta vizitojë nga afër Kalanë e Novobërdës. Afër saj janë vendosur shirita që tregojnë për rrezikun nga shembja e gurëve.

Shiritat u vendosën pas ndaljes së punimeve në konservimin e kalasë, që po kryhen nga kompania “Koto” nga Beogradi.

Vendimin për ndaljen e punimeve e mori Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, pasi, para pak ditësh, u shembën disa pjesë të mureve të jashtme të kalasë.

Drejtori i këtij instituti, Ismet Hajrullahu, thotë se puna e kompanisë nga Beogradi, që e fitoi projektin ndërkombëtar të shpallur nga UNESCO, vazhdimisht është përcjellë me skandale.

“Punë joprofesionale, të cilat i kanë shoqëruar skandale të njëpasnjëshme, me betonimin e gjetjeve arkeologjike të Kosovës – gjë që është vepër penale, është vepër e dënueshme – deri te përdorimi i ekskavatorit që ishte herën e fundit, që preken muret me ekskavator, gjë që është krejtësisht e paparë diku, që në një aset të trashëgimisë kulturore, siç është p.sh. Kalaja e Novobërdës, të preken muret me ekskavator. Në vendet e ndryshme edhe makineritë që janë me tonazh të lartë, nuk iu afrohen aseteve të trashëgimisë kulturore, për shkak të vibracioneve që mund t’i japë makineria e lartë, e lërë më pastaj prekja e mureve me ekskavator”, thotë Hajrullahu.

Projekti për rivitalizimin dhe ruajtjen e Kalasë së Novobërdës ka filluar në vitin 2014 dhe ka për qëllim ruajtjen e kalasë, por edhe nxitjen e turizmit në këtë pjesë.

Pas ngritjes së shqetësimeve nga institucionet kosovare për punët që po kryhen në Kalanë e Novobërdës, në UNESCO thonë se çdo ndërhyrje është bërë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse të Kosovës.

“UNESCO po ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës dhe ka elaboruar tashmë masat e kërkuara të ruajtjes, për të ndaluar prishjen e mëtejshme të strukturës. Të gjitha ndërhyrjet e implementuara deri më tani, janë bërë në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse lokale”, thuhet në përgjigjen e UNESCO-s për Radion Evropa e Lirë.

Edhe institucionet e Kosovës janë të ndara për faktin se si po kryhen punimet në këtë kala.

Mendim shumë më pozitiv për punën që ka kryer UNESCO dhe kompania “Koto” në Kalanë e Novobërdës, ka drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha.

“Ne nuk e kemi zgjedhur kompaninë, e ka zgjedhur UNESCO-ja. Ne e kemi obligim profesional t’i trajtojmë për detyrën që duhet ta kryejnë dhe detyra e tyre, deri më 2018, ka qenë e mirë. Mirëpo, dëmi ka dalë dhe duhet të shqyrtohet si dëm dhe duhet të rregullohet, të ecet tutje. Unë mendoj se UNESCO-ja do ta rregullojë këtë çështje, pavarësisht mendimeve tona, a jemi pro a kundër apo kemi kërkesa që të largohet kjo kompani apo tjetra. Unë besoj se do ta marrin sinqerisht, siç janë sinqerisht duke punuar”, thekson Rexha.

Arkeologët, të cilët më parë kanë bërë kërkime arkeologjike në Novobërdë, thonë se projekti duhet të vazhdojë, pavarësisht dëmeve që janë shkaktuar.

Arkeologu Haxhi Mehmetaj, tani në pension, kërkon që të mos politizohet rasti i Kalasë së Novobërdës.

“Nuk duhet të përdoret Artana, qyteti mesjetar për politikë, për të bërë politikë, por duhet të gjykohet esëll dhe të shihet domethënë se si mund të vazhdohet, se si mund përsëri të krijohen raporte të mira me UNESCO-n, në mënyrë që ajo të përdorë autoritetin, në mënyrë që ajo t’i përdorë firmat. Të njëjtat firma duhet ta mbajnë barrën e përgjegjësisë dhe të vazhdojnë projektin, por tash, me një mbikëqyrje tjetër, domethënë me një mbikëqyrje permanente edhe nga institucionet vendore dhe nga institucionet ndërkombëtare”, vlerëson Mehmetaj.

Paratë për rivitalizimin e Kalasë së Novobërdës i ka dhënë Bashkimi Evropian.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending