Connect with us

Aktuale

Miratohet buxheti i Prishtinës për vitin 2020, më shumë se sivjet 11 milionë euro

Published

on

Kuvendi komunal i Prishtinës, ka miratuar sot buxhetin komunës mbi 91 milionë euro për vitin 2020 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhin 2020-2022(KAB) .

Këtë vit kjo komunë do të ketë buxhetin më të madh për rreth 11 milionë euro, mjete këto të cilat i ka përfituar nga Ligji për Prishtinën.

Pas kundështimeve të shumta kryesisht nga partitë e opozitës, propozimvendimi për buxhetin pësoi disa ndryshime në marrëveshje me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Agim Gashi në emër të LDK, pati vërejtje për shpërndarjen e buxhetit të vitit 2020, i cili kërkoi të bëhet rishikimi shpërndarjes, sepse sipas tij, shpërndarja është bërë pa koordinimin ose bashkëpunimin e opozitës në këtë asamble.

Gashi ka kërkuar të futen në buxhet projektet për ujë të pijes dhe ujëra të zeza për fshatrat e Gollakut, për çka është pranuar kërkesa e tij me ndryshimet buxhetore. Ndërsa, sipas tij, nga të hyrat vetjake nuk ka ndonjë lëvizje dhe nuk janë në përputhje me kornizën afatmesme.

Mirsad Vitia nga VV, paraqiti mospajtimet për këtë buxhet, që sipas tij, ka rritje të buxhetit për shpenzime në administratë dhe për blerjen e pesë veturave, ku sipas të cilit për këtë, kryetari Shpend Ahmeti ka rënë në lajthitje.

Leutrim Retkoceri nga PDK duke theksuar se nuk e përkrah buxhetin e propozuar tha se buxheti 2020 mbetet tradicional, por fatkeqësisht nuk është buxhet me prioritetet. Po ashtu edhe Arbër Vokrri, nga VV tha se edhepse ka ngritje të buxhetit 2020, ka ulje të buxhetit për shëndetësi, që sipas tij, kjo është papranueshme.

Asambleistja Naime Osmani nga LDK ngriti shqetësimin për mos futjen në buxhet të asnjë projekti për fshatrat e Prishtinës në drejtim të Podujevës.

Egzon Azemi nga VV, tha se nuk janë marrë parasysh kërkesat e qytetarëve për buxhetin 2020, ndërsa shtoi se kryetari Shpend Ahmeti është marrë vetëm me fushatë dhe me gënjeshtra.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka arsyetuar se planifikimi i të hyrave komunale është përcaktuar nga Qeveria qendrore, sipas të cilit, janë kufijtë përcaktues nga Ministria e Financave, ndërsa për mallra dhe shërbime sipas Ahmetit ka ngritje të shpenzimeve mbi 1 milion euro.

Sipas tij, 2. 5 milionë euro janë paraparë me këtë buxhet për ndërtimin e tunelit në rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa, pas kërkesës së asamblistëve të LDK ujësjellësin, 500 mijë euro nga ky projekt do të barten për ujësjellësin e fshatrave të Gollakut.

Kryetari pranoi se 19 fshatra të komunës së Prishtinës nuk kanë furnizim me ujë të pijes dhe shprehu gatishmërinë që me bartje të mjeteve të bëhet zgjidhje për ujin e pijes edhe në Gollak.

Ahmeti tha se me këtë projektbuxhet është paraparë të ndërtohet edhe një thertore. AAK dhe AKR kanë përkrahur propozim vendimin për buxhetin 2020. Ndërsa, pas një pauze, asamblistët do të diskutojnë edhe pika të tjera të rendit të ditës.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending