Arkitekturë
Teknika të “Feng Shui” për më shumë pozitivet në shtëpinë tuaj
A doni të sjellni lumturi, pasuri dhe mirëqenie në jetën tuaj këtë vit? Kthehuni te energjitë pozitive të Feng Shui si udhëzuesin tuaj. Arti i lashtë kinez për të jetuar në harmoni me mjedisin tuaj mund të ndihmojë në zbukurimin e shtëpisë tuaj dhe njëkohësisht të krijojë ekuilibrin dhe gëzimin.
Feng Shui ka të bëje me krijimin e një hapësire që nuk është vetëm e këndshme për syrin tuaj, por gjithashtu e kënaqshme për të gjitha shqisat tuaja, në mënyrë që shtëpia juaj të jetë plot pozitivitet dhe pasuri në jetën tuaj.
Kur aplikoni parimet e Feng Shui në shtëpinë tuaj, ju i jepni vetës rastin të përjetoni ditë më të mira, plot qetësi, dhe plot pozitivitet.
Unik Portal ju sjellë gjashtë këshilla të thjeshta në këtë drejtim:
- Jepi shtëpisë ngrohtësi me ngjyra të hapura
Ngjyrat neutrale janë shumë të përdorura, por ato mund të kontribuojnë në disponim të ulët dhe nivelet e energjisë pozitive. Në veçanti kjo vërehet në vjeshtë dhe dimër, kur temperaturat janë të ulëta dhe me reshje shiu e bore. Prandaj, zgjidhni një ngjyrë që është e ngrohtë. Bie fjala nuancat e ngjyrës së gjelbër sjellin shumë jetë, vitalitet, dhe rritje të vibracioneve të reja.
- Largo nga shtëpia gjërat e vjetra
Largo gjëra që krijojnë ndjenja negative për ju. Shiko nëpër shtëpinë tënde me një sy të mprehtë për atë që nuk ju shërben më. Nëse ke gjëra që nuk i ke veshur apo përdorur brenda një viti, dhuroni ato.
Kjo praktikë e rifreskimit të shtëpisë tuaj ju ndihmon të hiqni qafe edhe kujtime jo të mira…
- Mbaj në shtëpi lule që simbolizojnë pozitivitet
A dëshironi që vitin e ri ta nisi me pozitivitet dhe të tërhiqni pasuri? Atëherë sillni bimë dhe një burim uji në shtëpinë tuaj. Bimët dhe burimet e ujit janë simbole që përfaqësojnë pasuri. Shëndeti juaj mund të përfitojë gjithashtu nga bimët dhe lule brenda shtëpisë. Ato e pastrojnë ajrin dhe derisa ushqeni bimët me ujë ju ushqeni veten.
- Vendosni mobilie për siguri
Nëse nuk ndjeni rehati në shtëpinë tuaj mund të jetë faji tek mobiliet e papërshtatshme. Feng Shui është para së gjithash për ngushëllimin dhe sigurinë”. Sigurohuni që pjesa më e madhe e mobiljeve në çdo dhomë të jetë në një pozicion ku mund të shihni derën. Nëse divani ose koka e shtratit është kundër të njëjtit mur me derën, nuk mund të shihni se kush po vjen. Kjo krijon një ndjenjë të pasigurisë.
- Përdorni vajra esenciale për të arritur lumturinë
Vajrat esenciale mund të ndihmojnë në pastrimin e energjisë negative dhe të shtoni ndjenja të lumtura në shtëpinë tuaj. Vendosni ujë të distiluar në një shishe të nxehtë, shtoni tre deri gjashtë pikat e vajit, dhe pastaj spërkatni. Nëse dikush ka qenë i sëmurë, rekomandohet një përzierje e temjanit dhe kanellës. Për të mbushur një hapësirë me gëzim, përdorini vajrat esenciale të trëndafilave dhe portokallit. Trëndafilat janë për dashurinë ndërsa portokallët për gëzimin.