Connect with us

Aktuale

Nisi ndërtimi 5 milionësh i Fabrikës së Ujit

Published

on

Më në fund, Sojeva, Dardania, Zllatari do të zgjidhin përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm kurse në Bibaj, Fshat të Vjetër, Talinoci i Muhaxherëve dhe një pjesë e Ferizajt do të bëhet shtimi në sasi dhe cilësi i furnizimit me ujë të pijshëm

Punimet për realizimin e projektit për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Talinoc të Muhaxherëve, filluan sot. Janë mbi 5 milionë euro që janë vënë në lëvizje për të realizuar këtë kryevepër infrastrukturore që i jep zgjidhje përfundimtare furnizimit me ujë të pijshëm të një grupi të gjerë fshatrash me mijëra banorë dhe qytetit të Ferizajt.

Banorët e Sojevës, Dardanisë, Zllatarit do të zgjidhin përfundimisht furnizimin me ujë të pijshëm, kurse në Bibaj, Fshati të Vjetër, Talinoc të Muhaxherëve dhe një pjesë të qytetit do të bëhet shtimi në sasi dhe cilësi i furnizimit me ujë të pijshëm. Kjo falë mbështetjes direkte të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Financave që financuan e mbështetën këtë projekt, përmes marrëveshjes me qeverinë austriake, të cilin, në inaugurim të nisjes së punimeve doli ta shoh nga afër Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe drejtorët komunal.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu, falënderues e krenar për Kuvendin e Kosovës dhe Ministrinë e Financave, por edhe deputetëve nga Ferizaj që shtyn përpara këtë projekt, tha se ndryshe nga projektet e tjera milionshe, ky i sotshëm ka peshën e jashtëzakonshme dhe ndikimin masiv e shumëvjeçar në jetën e banorëve të gjithë Ferizajt. Ai, tutje shtoi se ky kryeprojekt, do të realizohet me dinamikë të lartë e standardet më të larta të ndërtimit.

“Ne kemi projekte të shumta, projekte madhore, unike dhe me vlera shumë të larta që janë duke u zhvilluar në Ferizaj. Por sot jam i lumtur që kemi një projekt të veçantë jo sa i përket rëndësisë së milionave, por të rëndësisë së veçantë për banorët e që rëndësi jetike ka uji. Më vjen mirë që kemi filluar sot dhe sipas kontratës brenda 18 muajve e sipas asaj që ne kemi biseduar me operatorin do të përfundohet më herët se 18 muaj për t’u përmbyllur cikli i investimeve që ka të bëjë me ujësjellësin për këto zona, por kjo nuk nënkupton që do të përfundoj vetëm për këto zona, respektivisht ky ujë do të përdoret vetëm për këtë zonë, duke përfshirë në radhë të parë Talinocin e Muhaxherëve, por mbi të gjitha do të kenë ujë të pijshëm, fshatrat që padrejtësisht kanë pritur gjatë, kanë pritur me dekada, bëhet fjalë për fshatin Sojevë, Dardani, Zllatar por sigurisht se do të inkoorporohet edhe Fshati i Vjetër dhe Bibaj pavarësisht se këto tashmë janë pjesë e rrjetit të ujësjellësit me furnizim nga KRU Bifurkacioni”, tha Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në anën tjetër, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ndër kontributorët më të mëdhenj për këtë projekt dhe të tjera theksoi se synimet janë që të zgjerohet ky lloj investimi edhe përmes ndërtimit të ujëmbledhësit në Jezerc, ku ekzistojnë disa variante nga megaprojekti i Ibër-Lepencit.

“Dua të përgëzoj banorët e kësaj zone, Kryetarin e Komunës, drejtorët e Komunës dhe kryetarin e fshatit për këtë fillim të mbarë të këtyre punëve. Është e padiskutueshme që uji është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë dhe është i rëndësishëm për familjet tona. Pa ujë shumë nga nevojat është e pamundur të realizohen. Unë kam qenë deputet në legjislaturën e 6-të kur është votuar marrëveshja dhe përkundër asaj që kemi pasur mjaft probleme sa i përket kuorumit votues, kemi arritur t’i sigurojmë 2/3 e votave apo 80 deputetë që të votohet kjo marrëveshje dhe kemi përfituar si Komunë, në këtë aspekt kanë përfituar edhe qytetarët. Jam marr kohë të gjatë edhe me projektin e Lepencit, realisht Lepenci është gjysma e projektit që formalisht quhet Ibër-Lepenc por që Ibri ka përfunduar kurse Lepenci nuk ka filluar fare. Që nga viti 2008 jemi marr me atë projekt janë bërë tri studime të fizibilitetit, i fundit ende nuk i është prezantuar opinionit. Është varianti që të ketë tre ujëmbledhës, tri hidrocentrale, ujëmbledhësi i Gaçkës, Firajës, Jezercit dhe Carralevës. Është projekt shumë i madh, duhet investime të mëdha, parallogaria është diku rreth 600 milionë euro, mirëpo ne kemi variantin e mesëm, nëse nuk përshpejtohet projekti i Lepencit, por besojmë në qeverinë e ardhshme me vendosmërinë e zotit Veseli por edhe deputetëve që do të jenë pjesë e saj, me punën e angazhimin e kryetarit Aliu do të fillojmë në afat sa më të shpejt ta realizojmë, nëse vlerësojmë se do të shtyhet e kemi variantin që me kryetarin Aliu, me Kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veselin do ta fillojmë me mbështetjen e qeverisë sonë ujëmbledhësin e Jezercit”, tha deputeti Reçica i cili shtoi se Jezercit si qendër memoriale do t’i shtohet edhe ky megaprojekt si dhe zgjerohet investimi në përdorimin e resurseve natyrore e trashëgimisë kulturore në funksion të turizmit në Jezerc.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending