Featured
Lekaj jep premtim gjatë punimeve në autostradën “Arbën Xhaferi” [video]
Në Babush të Ferizajt ministri i ri i Infrastrukturës, Pal Lekaj shkeli në asfaltin e shtruar nga Bechtel-Enka për autostradën “Arbën Xhaferi”.
Bashkë me stafin e Bechtel-Enkas, i përcjellur nga gazetarët, ai vazhdoi rrugën për të inspektuar disa pjesë të punimeve.
Së pari u ndal diku ku po shtrohej asfalt e më pas vazhdoi edhe me një ndalesë tjetër të shpejtë, për të mbërritur deri vendi ku viheshin themelet e urës që do të jetë afro 6 kilometra, raporton Ndertimi.info.
Pal Lekaj para mediave tha se autostrada do të përfundojë në fund të vitit 2018.
“Ne pamë nga afër zhvillimet e kësaj autostrade dhe mund të them se edhe pse ka pasur prolongime, jo me fajin e kozorciumit „ Bechtel & Enka“, por me atë që ne kemi pasur ngecje në Qeveri. Mund të them lirisht që segmenti i dytë do të përfundojë më 31 dhjetor në fund të këtij viti. Ne u zotuam që do t’i kryejmë obligimet tona. Ndërsa punimet e segmentit të tretë që fillojnë nga fshati Doganaj deri në Han të Elezit,do të përfundojnë në fund të vitit 2018”, tha Lekaj.
Ai shtoi gjithashtu se do të shqyrtojë kërkesën e banorëve të Gërlicës që të kenë qasje në autostradë.
Kurse, drejtori i projektit, Riyadh Alkhazraji është shprehur i kënaqur me punët që po zhvillohen dhe ka falenderuar ministrin Lekaj për vizitë.
-
Infrastrukturë3 days ago
Komuna e Prishtinës tejkalon vlerën e parashikuar, jep tenderin për ndërtimin e një rrugë kompanisë me ofertën 100 mijë euro me të shtrenjtë
-
Infrastrukturë3 days ago
“Aksident i rëndë pune” në kantierin e ndërtimit të tunelit Fehmarnbelt në Gjermani
-
Infrastrukturë3 days ago
Marriott nënshkruan mega marrëveshje me NEOM për të ndërtuar në Trojena
-
Aktuale2 days ago
Zyra e Kryeministrit Kurti furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro
-
Infrastrukturë3 days ago
Këto janë dhjetë qytetet më të mira për këmbësorët
-
Aktuale3 days ago
Ligji i Punës të rikthehet në agjendën legjislative
-
Auto2 days ago
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
-
Infrastrukturë2 days ago
Përparim Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet!