Arkitekturë
Rilind Sadiku, studenti me projektin fantastik për bibliotekën në Kodrën e Trimave
Projekte fantastike nga studentët në përpjekje të zgjidhjes së problemeve të ndryshme në vendin tonë, nuk kanë të ndalur.
Së fundi, disa projekte të cilat u prezantuan nga studentët për Komunën e Prishtinës, përfshijnë krijimin e një biblioteke, si kërkesë e kësaj të fundit, e cila do të shërbente për nevojat e nxënësve të shkollës “Hilmi Rakovica” në Prishtinë si dhe banorëve të lagjes Kodra e Trimave, si qendër e mbledhjes dhe zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme sipas nevojës.
Një ndër këto projekte është punuar nga Rilind Sadiku, student i arkitekturës në UBT, në konsultim me arkitektin Arbër Sadiki.
Për Ndërtimi.info, Sadiku ka treguar për bashkëpunimin me Komunën e Prishtinës dhe detaje nga projekti i bibliotekës.
“Komuna e Prishtinës dhe UBT kan bashpunim të zhvillimit të projekteve për zgjedhjen e problemeve të ndryshme nga studentët të cilët janë duke ndjekur studio të ndryshme, që tani janë të specifikuara në bazë të kërkesave të komunës ndaj institucionit të UBT, dhe respektivisht studentëve të cilët duan në baza vullnetare të kontribojnë në zhvillimin e ideve dhe projekteve për zgjedhjen e këtyre problemeve. Fillimisht projekti prezentohet para profesorëve në UBT pastaj edhe para zyëtarëve të komunës të cilët vlersojnë mundësinë e realizimit të projektit ideor. Andaj edhe ky projekt është në vazhdën e këtij bashkëpunimi”, tregon ai.
Projekti i Sadikut paraqet idenë e zhvillimit të një objekti multifunksional për nevojat e nxënësve të shkollës dhe banorëve të lagjes, me funksionin kryesor të bibloktekës, mirpo për shkak të idesë se objekti mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme në bazë të nevojave, gati i gjithë plani është i hapur me mundësi riorganizimi në shumë funksione të ndyshme. Për këtë arsye edhe elementet brenda objektit janë menduar të jenë të lëvizshme dhe të lehta. Sadiku projektin e ka është mbi idenë e transparencës nga brenda-jashtë dhe jashtë-brenda, për të nxitur interesimin dhe bashkëpunimin.
“Karakteristika kryesore e objektit është thjeshtësia dhe plani i lirë. Po ashtu shtrirja e objektit përgjat pjerrtësisë së terrenit duke u përshtatur me terrenin për të krijuar hapësirat e ndryshme të cilat lidhin hapsirën e jashtme me atë të brendshme, përmes shkallëve të cilat mundësojnë lëvizjen, po ashtu përdorimin e tyre si hapësira pushimi dhe leximi, si dhe mund të përdoren si amfiteatër në rast të promovimit të ndonjë libri apo edhe përcjellja e lojës që zhvillohet në ambientet para biblotekës ku shtrihen fushat e sportit të shkollës”, u shpreh Sadiku.
Karakteristikë tjetër e këtij objekti, sipas studentit të arkitekturës, është lidhja me natyrën, ku në pjesën e jashtme e cila shërben si strehë e objektit për shkak të orientimit, janë mbjellur pemët të cilat ndihmojnë në hijezimin dhe krijimin e mikroklimës për vetë objektin, dhe efektet e ndjenjave dhe lidhjes me natyrën gjatë leximit dhe kryerjes së aktiviteteve të ndryshme në hapësirat e brendshme ashtu edhe ato të jashtme, transmeton Ndërtimi.info.
Një e veçantë tjetër e këtij objekti është kulmi i të cilit është menduar të jetë i gjelbërt që të zëvendësoj hapsirën e gjelbrimit që e zë dhe ta kombensoj atë në pjesën e epërme. Por, ai gjithashtu mund të shfrytëzohet për qëllime të ndryshme të komunitetit dhe nxënësve të shkollës pasi që qasja në të është shumë e lehtë për shkak të shtritrjes së objektit me terrenin.
“Materialet të cilat janë propozuar janë të thjeshta dhe materiali kryesor është betoni i pastër për karakteristikat e shumta pozitive si material dhe krijimin e estetikës puriste dhe të sinqertë. Po ashtu material tjetër i rëndësishëm është druri që do të përdoret si shtresë finale për meskatin. Element tjerër i rëndësishëm është fasada ballore e objektit që do ketë sipërfaqe të madhe të xhamit të tejdukshëm, duke mundësuar komunikimin vizual jashtë – brenda. Po ashtu niveli i poshtëm i projektit do të jetë nga materiali Epox, i cili nihet për kualitete shumë të mira”, tregon ai.
Kurse detaji dominues i të gjithë projektit, është pllaka e Kasetonit, e cila do të jetë element i hapur dhe të gjitha instalimet e nevojshme do të jenë të espozuara.
Sipas Rilind Sadikut, finalizimi i projektit do të kishte një kosto prej afër 400 mijë euro./Ndërtimi.info./