Connect with us

Aktuale

Ndërtimet pa leje përballin Veselin e Ahmetin

Published

on

Trajtimi i ndërtimeve pa leje nuk ka shpëtuar pa u përfshirë në para fushatën zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në vend. E, kjo temë ka “përplasur” kandidatin për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli dhe kandidatin për deputet nga AAK-PSD, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës. 

Ditë më parë kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli në takime me banorët e lagjes Mati dhe Kodra e Trimave ka thënë se qytetarët duhet të gëzojnë pronën e tyre, duke premtuar lehtësi në procesin e legalizimit të objekteve, raporton Ndërtimi.info.

“Mijëra qytetarë janë detyruar të ndërtojnë shtëpinë e tyre pa marrë leje sepse institucionet përkatëse nuk kanë qenë të afta që të bëjnë planifikime urbane e ofrojnë shërbime në përputhje me kërkesën e madhe në rritje për strehim. Mijëra të tjerë kanë blerë banesa në ndërtime të larta të ligjshme, paguajnë tatimin në pronë dhe ende prej vitesh nuk u është dhënë fleta poseduese prej burokratëve të papërgjegjshëm”, ka thënë Veseli.

Ai, ka premtuar se legalizimi i objekteve, që në gjithë vendin janë rreth 352 mijë të tilla,  do të bëhet brenda dy vjetëve.

“Prandaj brenda dy vjetësh nëpërmjet legalizimit të përshpejtuar të gjithë këta qytetarë do kenë titullin ligjor të pronës së tyre nëse ajo nuk cenon interesin apo pronën publike. Miliarda euro do të zhbllokohen ligjërisht e do mund të bëhen pjesë e ekonomisë sonë duke hapur dhjetra mijëra vende pune e duke ndërtuar një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën”, ka premtuar ai.

Ndaj premtimit të Veselit ka reaguar kandidati për deputet nga AAK-PSD, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se PDK po premton se do të legalizojnë ndërtimet pa leje me pagesë 1 euro për metër katror, brenda dy viteve të ardhshme. Ahmeti ka thënë se taska e premtuar nga premtimi i dhënë nga Veseli tashmë është e përcaktuar me Ligjin për Legalizimin e Ndërtimeve pa Leje.

“Ligji për legalizimin e ndërtimeve pa leje i cili është dekretuar në vitin 2018, thotë:

Neni 20

Taksat

  1. Taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje të kategorisë I dhe ndërtimeve pa leje të Kategorisë II që janë shtëpi është një euro për metër katror (1€/m2).

Neni 21

Afatet

  1. Aplikacionet për certifikatë legalizimi dhe për leje legalizimi për përfundim të ndërtimit dorëzohen brenda dy (2) viteve pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji.

Neni 6

  1. Komunat kanë përgjegjësinë primare për zbatimin e këtij Ligji për kategoritë I dhe II të ndërtimit si dhe ushtrojnë përgjegjësitë e përcaktuara në këtë ligj kandidatin për deputet nga AAK-PSD, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës”, ka cituar Ahmeti ligjin.

Ahmeti ka theksuar se PDK-ja po premton diçka që është kompetencë e nivelit lokal dhe jo e nivelit qendror.

“Si nivel qendror, qeveria duhet të garantojë financim shtesë për komunat për të trajtuar mbi 300 mijë ndërtime pa leje në krejt Kosovën. Duhet me u siguru qe kjo bëhet në mënyrë transparente dhe sipas radhës së aplikimit. Tjerat janë fushatë me qëllim të dezinformimit”, ka thënë ai.

Ahmeti ka potencuar se ligji i parë për legalizim i kaluar në kohën kur në qeverisje ka qenë PDK, ka dështuar në zbatim në kohën kur në qeverisje kanë qenë PDK/LDK.

 

 

 

 

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending