Featured
Ambientet e shtëpisë me nuanca të gjelbra kombinuar me të bardhën
Kur vjen koha e pastrimit, na lindin edhe ide të reja mbi ndryshime të vogla, por që mund të ndërrojnë imazhin e shtëpisë tuaj.
A jeni të gatshëm ta shndërroni shtëpinë tuaj në një “mollë të gjelbër”?
Epo, nëse asnjëherë nuk ju ka shkuar mendja te kjo ngjyrë. Ju sjellë imazhe që dëshmojnë se ngjyra e gjelbër e kombinuar në veçanti me të bardhën duket mrekullueshëm.
Dhoma e juaj e ndejës, ku ju kaloni disa orë pas orarit të punës, mund të sjellë shumë freski dhe energji pozitive tek ju, në rast se ju do të shtoni në disa hapësira ngjyrën e gjelbër.
Pastaj, dhoma e gjumit. Mos u mjaftoni vetëm me mbulesa të gjelbra. Një pjesë e murit mund të duket shumë atraktive dhe komode për pushim, nëse do të jetë e lyer me ngjyrë të gjelbër. Gjithsesi mund të shtoni edhe elemente të tjera për ta forcuar prezencën e kësaj ngjyre.
Kuzhina është vend ku ngjyra e gjelbër është prezente në zarzavate. Por, mos e lini me kaq. Ja një ide se si mund të duket kuzhina e juaj.
Edhe dhoma e ngrënies ka vend për “mollën e gjelbër”. Ky imazh është vërtetë mbresëlënës dhe do t’ju bëj ti shijoni më shumë vaktet e juaja të ngrënies.
Kemi menduar edhe për hollin dhe banjën e shtëpisë tuaj. Mundësi për ta shtuar këtë ngjyrë jetë në shtëpinë tuaj ka sa të doni. E tëra që duhet të bëni është të rrezikoni pak më shumë.