Aktuale
Drama mes arkitektëve të Kosovës për bartësin e Asociacionit të Arkitektëve
Drama mes organizimeve të arkitektëve kosovarë në organizatë, këtë rast asociacion, po vazhdon dhe këtë kohë është intesifikuar edhe më shumë se më parë.
Një asociacion thotë se ai është legjitim, kurse tjetri gjithashtu thotë se është legjitim. Pikën këtij debati i ka vënë një vendim i Gjykatës së Apelit, që e ka vendosur si përfaqësues të autorizuar të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Valdet Osmanin. Ndryshe nga një vendim i gjykatës që më parë i kishte dhënë drejtë anës tjetër.
Mirëpo, grupi tjetër që edhe ata funksionojnë nën akronimin “Asocicacioni i Arkitektëve të Kosovës”, sikur edhe ana tjetër që përfaqësohet nga Valdet Osmani, po del të jetë tejet i pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Apelit për emërimin e Valdet Osmanit si kryetar të këtij Asociacioni.
Për këtë arsye ata mbajtën kuvendin në të cilin u diskutuan disa pika, e një prej tyre ishte edhe votimi se a e pranojnë apo jo Valdet Osmanin në krye të detyrës si person i atuorizuar i Asociacionit.
Anëtari i kryesisë së asociacionit, Ilir Murseli, tha së personi tashmë i autorizuar nuk po u përgjigjet ftesave të tyre.
“Ai është që më shumë se një muaj në postin e tij të punës mirëpo kuvendit të vet nuk i jep llogari. Prandaj ne si kuvend dhe anëtarë të kësaj shoqate e kemi për detyrë ta trajtojmë këtë situatë prandaj në këtë moment në emër të komisionit ta votojmë shkarkimin e personit të autorizuar të vendosur në baze të vendimit të gjykatës”, tha Murselli.
Në faqen zyrtare në Facebook të Asociacionit që përfaqëson Valdet Osmani doli një njoftim se “Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës NUK ka ftuar e as NUK mban kuvend me datën 09.09.2019 prandaj mos bini pre e mashtruesve si Ilir Murseli, Astrit Nixha, Ideal Vejsa, Blerta Vula dhe Arianit Loxha ku ndaj të cilëve do të bëjmë kallëzimin penal për krim të organizuar. Vendimi i gjykatës është i prerë dhe jemi në procedure përmbarimore.
Ju ftojmë se kushdo që është viktimë e mashtrimit nga ky grup me veprime të dyshimta penale le të na shkruajë në email adresën tonë zyrtare aarkitekt.k@gmail.com dhe ne do të ju ndihmojmë. Të vetmet shkresa zyrtare nga ne si kryesi dhe personi i autorizuar vijnë vetëm nëpërmes këtij emaili zyrtar.”
Megjithatë, të mbledhur në një nga sallat e Hotel “Sirius”, mbledhja e thirrur u mbajt dhe nga të pranishmit në mbledhje pati të atillë që propozonin ngarkimin e një avokati për zgjedhjen e kësaj cështje mirëpo anëtarët e kryesisë insistuan në votimin e shkarkimit të Valdet Osmanit.
Me ngritje të dorës, të pranishmit në mbledhje ta cilët ishin 31 në numër, votuan pro shkarkimit të kryetarit të tanishëm të Asocicacionit të Arkitektëve të Kosovës duke e bërë të qartë se nuk po vinin nëkontesim vendimin e gjykatës, thjeshtë po votonin për shkarkimin e Valdet Osmanit.
Pas kësaj mbledhje kuvendi, faqja zyrtare e asociacionit të menaxhuar nga Valdet Osmani doli me një deklaratë.
“Të nderuar siç ju kemi njoftuar Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës nuk ka mbajtë Kuvend dhe personat si Ilir Blakaj, Arianit Loxha, Bujar Demjaha, Ideal Vejsa dhe të tjerë që përmenden nuk janë pjesë e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës.
Ndërsa personi Xhafer Plakiqi i cili poashtu nuk është pjesë e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës por është person i përzgjedhur nga ana e klanit të Nixhës që të mund të ndikojë në MAP në vendime të kundërligjshme pasi është familjar i Sekretarit të Përgjithshëm në MAP.
Ndërsa Bujar Demjaha, nuk i përket asociacionit por është shkatërruesi i qyteteve me tendera e plane me dallavere është i angazhuar nga klani i Nixhës që mos po gjenë dikënd për të bërë ndonjë dallaver në përvetësimin e Asociacionit.
Gjykata e ka dhënë verdiktin dhe këta persona nuk janë fare pjesë e Asociacionit”.
Më pas, përgjatë kuvendit, është votuar heqja e pezullimit për personin e autorizuar të shoqatës, Blerta Vula-Rizvanolli, për çka ka marrë pëlqimin e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, e po ashtu të heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe pezullimit të kryesisë.
“Tani që e kemi letrën zyrtare prej Bajram Kosumit, nuk ka asnjë pengesë ligjore e as statutore për me e mbajt pezullimin ose me e hek pezullimin sepse ne e kemi vendosur dhe ne mund ta heqim atë”, u shpreh arkitekti Arbër Shita. Votimi për heqjen e pezullimit për Blerta Vulën ishte të gjithë për.
Kryetari Arianit Loxha, tha se në funksionin dyvjeçar, kanë pasur minimalisht 40 takime.“Ditëve të fundit as kryesinë nuk kam mundur ta mbledh dhe në gjendjen shëndetësore të krijuar, unë jap dorëheqje para jush. Kërkoj prej juve mirëkuptim dhe kërkoj falje”, tha ai.
Pika e fundit ishte plotësimi i numrit të anëtarëve të kryesisë, pasi ish-kryetari i Asociacionit, Arianit Loxha, refuzoi të jetë pjesë e propozimit për kryetar sërish, për aryse shëndetësore. Numri i anëtarëve të kryesisë u plotësua me arkitektin Xhafer Plakiqi dhe profesorin Bujar Demjaha, në pajtim me të gjithë të pranishmit në mbledhje.
NË GJITHË KËTË MES PO SHIHET SE ËSHTË E NEVOJSHME NJË TRIBUNË KU PALËT DUHET TË BALLAFAQOHEN DIREKT, APO TË FILLON GJITHÇKA NGA FILLIMI!