Aktuale
Lekaj: Autostrada e Dukagjinit është ligj, i ka “vdekë nëna” kësaj pune
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka thënë për Autostradën e Dukagjinit se ajo ka nisur dhe një gjë e tillë tashmë nuk do të kthehet prapa.
“Autostrada tanimë është ligj dhe i ka vdekë nëna kësaj pune”, ka thënë Lekaj.
“Kemi kryer të gjitha procedurat. Kemi lidhur marrëveshje me kontraktorët. Ajo tani është nisur dhe do të përfundojë”
Ndërsa sa për deklaratën e mbrëmshme të Armend Zemaj të LDK’së që edhe ata do e përkrahin ndërtimin e këtij projekti ai ka thënë.
“Të gjithë kanë qenë kundër. Mirëpo e kanë parë që e kanë gabim dhe kjo punë nuk duhet të ndahet në rajone. Nuk e di pse nuk e kanë bërë këtë edhe për autostradat tjera. Unë kam nënshkruar edhe projektin e ndërtimit të Autostradës së Gjilanit. Pse nuk kundërshtuan atëherë. Këto kundërshtime janë të pasinqerta”, ka shtuar Lekaj
“Unë mendoj se është e padrejtë se gjithë kjo zhurmë 560 milionë dhe jo 1 miliard e sa milionë, unë premtoj se nuk do të prishet struktura buxhetore. Është mashtrim i llojit të vet, nuk ka ble prona kerkush, unë kam mujt me qu autostradën kah fshati ku kom lindë apo kah Gllogjani, nuk e di ku i kanë marrë këto info, por të bëjnë lojëra të pista me qytetarët e Gllogjan”
Tutje Lekaj ka thënë se për herë të parë qeverisjen e Ramush Haradianj nuk janë bërë dallime në projekte dhe kjo mund të shihet në terren./Gazeta Express/



