Connect with us

Aktuale

Tirana pa objekt të Muzeut Arkeologjik

Published

on

Mungesa e një muzeu por edhe një laboratori për përpunimin e objekteve arkeologjike mund të vërë në pikëpyetje serioze gjurmët e disa periudhave mesjetare në vendin tonë. Instituti arkeologjik në bodrumet e të cilit qëndrojnë mbi 20 mijë objekte i drejton një apel qeverisë të financojë me fonde këtë pasuri të madhe ndërsa kërkon Piramidën si një nga objektete më të përshtatshme për tu kthyer në një Muze Arkeologjik. Ndërkohëekspertët duket se kanë gjetur disa vendbanime të rëndësishem në liqenin e Prespës.

Këto që po shihni nuk janë objekte arkeologjike të ekspozuar në një muze ku cdokush mund të shkojë për të shuar kureshtjen për periudhën antike apo edhe për të dhënat, mënyrën si kanë jetuar në kohën e mretërisë ilire.

Mbi 20 mijë objekte qëndrojnë në një tunel në Insituttin e Arkeologjik. Një ambient që edhe pse i përshtatur duket se nuk i përmbush të gjitha parametrat për t i ruajtur këto objekte të padëmtuara. Kreu i Insitutit të Arkeologjisë ka një apel të përsëritur jo vetëm për më shumë fonde por për një laborator të mirëlltë për përpunimin e objekteve:

“Ne kemi nevojë për shtesë buxheti, kemi nevojë dhe për mbështetje financiare, por falë edhe bashkëpunimit me të huajt, ne i kemi realizuar më së miri kërkesat që kanë të bëjnë me kërkimin në terren, me studim dhe ngritjen e shkollës së doktoraturës me shkëmbimet që janë bërë nga fondacione ose nga donacione të ndryshme. Për hir të së vërtetës edhe pse mendojmë që nevoja është shumë e madhe sërish mendojmë që arkeologjia po ecën në rrugën e duhur.”, thotë Luan Përzhita.

Një ndër problemet kryesore lidhet me investimet që duhet të bëhen kryesisht në infrastrukturën, që ka të bëjë me një laborator që duhet të shërbejë për përpunimin e materialit, konservimin dhe restaurimin.

Shqipëria numëron deri tani 100 mijë objekte arkeologjike që janë një provë e rëndësishme e kulturës iliro-shqiptare.

Një nga mundësitë që Instituti ka hedhur për ta kthyer në Muze Arkeologjik është ndërtesa e Piramidës e cila vijon të jetë një objekt i braktisur dhe i lënë në mëshirë të fatit edhe pse ndodhet në qendër të metropolit shqiptar. Sipas Luan Përzhites: “Ne kemi një pasuri mjaft të madhe arkeologjike që i kalon mbi 100.000 objekte. Ato përvecse duhet të konservohen duhet të reastaurohen por edhe duhet të mirëmbahen herë pas herë në mënyrë që ato të jenë një thesar i rëndësishëm i kultures iliro-shqiptare që të shoh në të ardhmen dhe vendosjen e tyre në një Muze Kombëtar te Arkeologjisë sic dhe herë pas here kemi bërë një propozim që mbase godina e Piramidës t i jepet arkeologjisë për ta kthyer atë në një Muze Arkeologjik Kombetar.”

Aktualisht Institutit Arkeologjik ka 18 projekte në të gjthë vendin midis të cilave janë gërmimet në Shkodër, Koman, Durresit, Bylisit, Butrintit, Antigones ndërsa dy zona të reja ku po gërmohet dhe me shumë interes janë Sarta dhe Foinike . Me interes kohët e fundit shihen zbulimet nënujore.

Luan Përzhita: Po bëjmë kerkime nënujore sic është rasti i dy kërkimeve që kemi bërë në liqenin e Ohrit dhe të Prespës, ku në të parin është zbuluar një vendbanim neolitik palat dhe tepër i rëndësishëm për turizmin. Po dhe një vendbanim tjetër që është zbuluar në liqenin e Prespës dhe që lidhet me kulturën ilire, kryesisht të bronzit të vonë dhe të hekurit.

Të gjitha gërmimet synojnë të zbulojnë kulturën arbëreshe dhe periudhën mesjetare çka do të rriste interesin e vizitorëve jo vetëm vendas por edhe të huaj.

Aktuale

Aliu nënshkruan 10 Udhëzime Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme

Published

on

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, të martën në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) ka nënshkruar 10 Udhëzimet Administrative që dalin nga Ligji për kadastër të pronës së paluajtshme, raporton Ekonomia Online.Me nënshkrimin e këtyre Udhëzimeve Administrative, u tha se do t’i hapë rrugë projekteve të AKK-së, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies si dhe u mundëson gjeodetëve ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre.

Zëvendësdrejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, se me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve, i hap rrugë realizimit të projekteve të AKK-së.“Për një kohë shumë rekord, për 3 muaj ditë kemi arrit me i nxjerr udhëzimet administrative, me i draftu draftet finale. Me nënshkrimin e këtyre udhëzimeve administrative do të hapen rrugë për realizim e projekteve të AKK-së. Neve si Agjenci na mbete edhe një punë shtesë për nxjerrjen e udhëzuesve të punës që janë 13 udhëzues”, tha ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se me nënshkrimin e udhëzimeve administrative do të ndikojnë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Gjithashtu, sipas tij i hap rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë.

“Është një punë e shpejt edhe efikase dhe jam i lumtur. Ligji i kadastrit është ligj me rëndësi për vendin, në veçanti ky ligj qe e kemi miratuar është një hap para drejt shumë projekteve të rregullimit të kadastrës në vendin tonë e që gjithmonë e kanë përcjell problem e telashe ne vendin tonë.  Ligji nuk do të mund të ishte i realizueshëm po të mos ishin udhëzimet administrative. Është dashtë sa më shpejt ta miratojmë ligjin që kemi pasur problem edhe në Kuvend. Këto udhëzime i hapin rrugë shumë projekteve të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit të kadastrit në vendin tonë”.

“Këto udhëzime administrative do të ndikojnë shumë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Do të mundësoj që gjeodetët e licencuar ta bëjnë azhurnimin e lëndëve në zyrat e tyre. Të gjitha këto hapa kanë një rëndësie për shkak se kjo ndërlidhja e fushave të ndryshme me kadastrin, lidhen pothuajse të gjitha institucionet ne vendin tonë. Këto udhëzim kanë me mundësuar që ky digjitalizim që do ta bëjmë në të ardhmen të jetë sa ma gjithëpërfshirës dhe ndihmë për të gjitha institucionet”, tha Aliu./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Published

on

Agjencia e Statistika të Kosovës (ASK), në konferencën e radhës ka njoftuar mbi ecurinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati tha se deri më tani pjesëmarrja e regjistrimit sipas komunave është 1 milion e 204 mijë e 560 qytetarë.

“Në të gjitha komunat e Kosovës ka regjistrim, të gjitha komunitetet po marrin pjesë. Disa komuna në veri nga komuniteti serb ka hezitim, por një pjesë e tyre janë duke u regjistruar”, ka thënë Kastrati.

Ai ka shtuar se në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit.

“Nëse vazhdon kështu procesi siç ka vazhduar deri tani do të dal i suksesshëm”, ka thënë Kastrati./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Më 14 maj mbahet ankandi i gjashtë i letrave me vlerë për vitin 2024

Published

on

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 14 maj 2024 do të mbahet ankandi i gjashtë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Letrat me vlerë janë letra të cilat kanë një vlerë nominale, të cilat do të përdoren për t’u shndërruar, për t’u konvertuar në vlerë aksionesh me këtë vlerë. Pastaj është vlera e aksionit që ndryshon në varësi të vlerës së tregut, e cila llogaritet në momentin që konvertohet në vlerë aksioni dhe është vlera e certifikatës së aksionit, shpjegohet në studimet ekonomike./Media Ndërtimi

Continue Reading

Trending