Featured
Disa ide si të mobilojmë kuzhinën
Kuzhina nuk është vetëm vendi ku mblidhet e gjithë familja në tavolinë por është edhe ambjenti ku kalohet pjesa me e madhe e kohës në shtëpi. Për këtë fakt është shumë e rëndësishme që kuzhina të jetë sa më komode, e bukur dhe e mirë arreduar.
Më poshtë po ju paraqesim disa ide se si të mobiloni kuzhinën në shtëpinë tuaj. Pavarësisht hapësirës, stilit dhe formës kjo dhomë është një vend ku mblidhet çdo ditë e gjithë familja dhe miqtë për vaktet e ditës por edhe për raste të veçanta. Do të shikoni kombinimet e ngjyrave, karrigeve, tavolinave si dhe materialet e përzgjedhura.
Llojet e kuzhinave. Pavarësisht numrit në rritje të kuzhinave të hapura me një bar, ka një larmi të madhe modelesh për arredimin e këtij ambjenti.
Ja 4 prej këtyre tendencave:
Një kuzhinë minimaliste me një bar në mes. Kuzhina ka një bar në formë U-je që përfshin në të njëjtën kohë dy zona: atë të gatimit dhe të përgatitjes. Për sa i përket ngjyrave e preferueshme është ngjyra pana dhe por edhe e bardha, grija, etj.
Look i përgjithshëm. Kjo kuzhinë e projektuar me ngjyrë të kuqe të ndritshme ka një look elegant dhe joshës. Kjo ngjyrë plot me energji do t’i bëjë më të gëzuara mëngjeset dhe mbrëmjet tuaja teksa përgatisni ushqimin.
Avangarde.Veshja e kuzhinës me dru me ngjyra zebre të ndritshme. Kjo kuzhinë luan me guximin dhe elegancën. Ky model kuzhine kërkon dizajn modern dhe shpirtin inovativ.
Kuzhinë origjinale. E gjitha prej lisi, ky model tradicional është bërë nga një dizajn në SHBA, me barin që përbëhet nga elemente dekorative dhe ngjyra e purpurt e ngjashme me atë të drurit që është shumë në modë.
Këtu janë disa rregulla thelbësore për dekorimin e suksesshëm të kuzhinës tuaj dhe për t’i dhënë asaj atë atmosferë që ju dëshironi.
Rregulli 1: Të njihni mirë hapësirën që ju dispononi. Hapësira në dispozicion është një kriter i rëndësishëm që do të përcaktojë formën e kuzhinës tuaj. Ju duhet të shihni së pari përmasat dhe vendndodhjen e dyerve dhe dritareve, më pas tubacionet e ujit, të energjisë elektrike dhe gazit.
Rregulli 2: Përcaktoni një buxhet. Mos harroni të përfshini në të edhe pajisjet elektro-shtëpiake.
Rregulli 3: Merrni kohën e duhur. Bëhet fjalë për një investim afatgjatë dhe çdo gjë që mund të harroni mund të shkaktojë probleme. Mos hezitoni të kërkoni online për të mësuar më shumë rreth produkteve.
Rregulli 4: Fokusohuni tek funksionaliteti. Duhet të respektohet trekëndëshi i ashtuquajtur i aktivitetit: lavamani, soba, frigoriferi duhet të jetë sa më afër të jetë e mundur për të reduktuar lëvizjen.
Rregulli 5: Një vendosje e mirë. Në mënyrë që të keni hapsirën e mjaftueshme që të kuzhinën tuaj të vendoset kabina, lavamani, elektroshtëpiaket, soba, tavolina e punës si dhe tavolina e ngrënie së bashku me karriket.
Rregulli 6: Përcaktoni stilin tuaj. Ka disa stile të kuzhinës: stil tradicional për të qënë më i ngrohtë, ose stili bashkëkohore me linja të pastra dhe stili klasik gjithë sharm.
Rregulli 7: Zgjedhja e pajisjeve. Zgjedhja e pajisjeve do të varet nga buxheti juaj dhe hapësirë që ju keni.
Rregulli 8: Respektoni rregullat e sigurisë. Qarku juaj elektrik dhe furnizimi me gaz duhet të jenë në përputhje me standardet.
Rregulli 9: Dekoroni kuzhinën tuaj. Vendosni ngjyra, por edhe sende dekorative dhe ndriçimi që do ta bëjnë kuzhinën tuaj si asnjë tjetër! Mbani atë çfarë ju duhet dhe vlerësoni atë që është e bukur. Mos lejoni të duket gjithçka në kuzhinë përveç atyre që ju përdorni shpesh. Dhe në qoftë se kuzhina juaj është e hapur, mësoni si të menaxhoni hapësirën, jo gjithçka duhet të jetë e dukshme në sallon.
Regulli 10: Mos harroni ndriçimin! Ndriçimi është shumë i rëndësishëm, dhe mund të ekzistojë 3 lloje: funksional, indirekt, nën mobilie por që ndriçon zonat e veçanta të punës; dekorativ, si platformë e pjerrët, për të vënë në dukje vlerat e mobilieve; ndriçimi për të krijuar atmosferë, shpesh në tavan, i jep ndriçim të përgjithshëm.