Connect with us

Aktuale

Banorët e Koretinit protestojnë kundër rrjedhës së kanalizimit në lumin Krivareka

Published

on

Për herë të tretë banorët e fshatit Koretin kanë protestuar kundër rrjedhës së ujërave të zeza të qytetit të Kamenicës në lumin Krivareka, lum i cili kalon në mes të këtij fshati.

Këta banorë po ankohen se për shkak të kundërmimit të madh dhe ndotjes së lumit po rrezikohet shëndeti i tyre.

Protestuesit në mënyrë simbolike kanë tentuar ta mbyllin njërën nga burimet e ujërave të zeza në lumin Krivareka duke hedhur dhe në lum, derisa thanë se nuk do t’i ndalin protestat deri në ndërprerjen e rrjedhës së kanalizimit që vije nga qendra e komunës së Kamenicës dhe që derdhet në këtë lum.

Përmes pankartave “E duam Koretinin të pastër”, “Nuk e durojmë ndotjen”, “Stop helmimit të fshatit”, ata dërguan mesazhet e tyre se duan ndaljen e rrjedhës së ujërave të zeza në lumin Krivareka i cili kalon në fshatin Koretin të Kamenicës.

Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Koretin, Sejdi Kurteshi tha se ka vite që i gjithë kanalizimi i qytetit të Kamenicës derdhet në lumin që kalonin në fshatin e tyre dhe kjo ka krijuar një situatë shqetësuese për banorët.

Kurteshi deklaroi se ata sot për herë të tretë janë duke protestuar kundër kësaj ndotje të lumit Krivareka dhe se nuk do të ndalen deri në ndërprerjen e fekaleve që të mos kalojnë pranë fshatit të tyre.

Ai ka shprehur gatishmërinë e banorëve të fshatit për të participuar me qëllim që kjo situatë të tejkalohet

“Qëllimi i kësaj proteste është ndotja e lumit nga qyteti i Kamenicës të cilët e kanë bartur kanalizimin prej daljes së qytetit dhe në fillim të lumit e lëshojnë kanalizimin dhe kjo protestë është për të larguar këtë ndotje qe është duke e shkaktuar. Në mbrëmje aromat e shkaktuara nuk mund të jetojnë banorët është hera e tretë që dalim kemi pas premtime por asnjëherë nuk është ndërmarrë sot jemi më të organizuar dhe kemi vendosur së bashku më banorët me e mbyll kanalizimin sepse sa kanë të drejtë ata aq kemi të drejtë ne me e mbrojt vetveten”, tha ai.

Kundër rrjedhës së fekaleve pranë lumit që rrjedh afër shtëpisë së tij është shprehur edhe imami i xhamisë së fshatit Koretin, Fehmi Leci i cili tha se për shkak të ndotjes së lumit nga ujërat e zeza ata nuk po mund as t’i hapin dritaret nga aroma e rëndë.

Sipas tij as ujin e puseve nuk po mund ta përdorin për pije pasi që është i ndotur.

“Lumi është shumë i ndotur nga ujërat e zeza, vërtetë jeta është shumë e rëndë dhe e vështirë. Unë banoj shumë afër lumit e kam shtëpitë nuk kam mundësi as në oborr të shtëpisë të dal, është vështirë rrugës me kalua dhe as dritaret nuk mund t’i hapim për freskim për arsye sepse kundërmon erë shumë e rëndë. Ne kemi bunarin, e kemi pusin por nuk e shfrytëzojmë për arsye se është i ndotur atë e përdorim vetëm për pastrim të rrobave gjërave tjera të thjeshta kurse për pije marrim nëpër viset malore”, tha imami i xhamisë sa Koretinit.

Se është vështirësuar jetesa në këtë fshat për shkak të derdhjes së ujërave të zeza në lumin Krivareka e thotë edhe banori tjetër Musë Ademi i cili po thotë se aromë që po kundërmon nga ujërat e zeza që po kalojnë në lumin Krivareka po ua rrezikon shëndetin.

“Jetojmë afër 30 metra afër kësaj ndotje tepër e rëndë e cila na mundon shumë. Vetë pamje tregon dhe protesta se kemi pakënaqësi të ndryshme tejet të mëdha… Ujëra e zeza, plehrat e kanë bërë të vetën sa që çdo ditë nuk ka familje që nuk lajmërohet tek mjeku për shkak të fytit apo mushkërive nuk ka fëmijë që nuk merr ndonjë medikament apo medikament. Pra edhe kështu si është gjendja e varfër na u ka bërë edhe kjo sëmundje sikur kolera e hatashme për shëndetin e njerëzve”, tha Ademi.

Lidhur me këtë problem në komunën e Kamenicës thonë se nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për të rregulluar këtë çështje dhe se janë duke kërkuar ndihmë edhe nga niveli nacional në këtë aspekt.

Margarita Rushiti zëdhënëse e komunës së Kamenicës tha për KosovaPress se komuna e Kamenicës e mbështetë këtë protestë por që si komunë nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim pasi nuk kanë buxhet. Ajo tha se kanë kërkuar ndihmë nga disa organizata ndërkombëtare që merren me ujërat e zeza po që kanë marr përgjigje negative. Ndërsa sipas Rushitit Kamenica për projektin e ujërave të zeza ka marr përgjigje pozitive nga niveli qendror.

“Që nga fillimi i vitit 2018 kemi punuar jashtëzakonisht shumë me analiza të se çka duhet të veprojnë apo të ndërmarrim dhe kostoja e trajtimit të ujërave të zeza ka dal të jetë diku 18 milionë euro fatkeqësisht komuna e Kamenicës ka buxhet të pamjaftueshëm ta trajtojë problemin e ujërave të zeza ndërsa ligjërisht nuk mund ta trajtojmë vetëm problemin e Koretinit kemi kontraktuar shumë organizata ndërkombëtare që merren me trajtimin e ujërave të zeza por që nuk kemi marr ndonjë përgjigje pozitive. Gjithashtu jemi drejtuar me kërkesa ministrisë për Integrime Evropiane, Zhvillim Ekonomik, ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për të parë mundësitë nëse ky projekt i Kamenicës do të mund të hyjë në projektet nacionale do ketë prioritet dhe për këtë kemi marr përgjigje pozitive”, tha ajo.

Sipas saj komuna e Kamenicës ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka për Zhvillim për zgjedhjen çështjes së ujërave të zeza të Kamenicës.

Kujtojmë që banorët e Koretinit të Kamenicës kanë protestuar edhe gjatë ditës së hënë dhe të martë duke kërkuar ndërprerjen e ujërave të zeza në lumin Krivareka i cili kalon pranë fshatit të tyre

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending