Aktuale
Paratë e investimeve kapitale, Kamenica i shpenzon për punësime
Komuna e Kamenicës buxhetin e ndarë për investime kapitale e ka shfrytëzuar në punësime jashtë planifikimit buxhetor, ku kështu ka shkaktuar probleme buxhetore dhe dështime në investime kapitale në këtë komunë.
Këto kritika ndaj kësaj komune i ka bërë Ministria e Financave, shkruan zëri.
Por këto kritika i ka mohuar Komuna e Kamenicës, duke thënë se nuk ka punësime të reja. Megjithëkëtë në komunë këto deklarime të Ministrisë së Financave i quajnë politike.
Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Financave, Agim Krasniqi, në një intervistë para disa ditësh për gazetën “Zëri” kishte kritikuar Komunën e Kamenicës për punësime të reja në arsim jashtë planifikimeve buxhetore.
Sipas Krasniqit, si pasojë e këtyre punësimeve Komuna e Kamenicës ka mungesë të buxhetit për investime. Në anën tjetër, zyrtarët në Komunën e Kamenicës i hedhin poshtë këto akuza nga Ministria e Financave.
Në Ministri të Financave thonë se ka disa komuna të cilat kanë bërë punësime mbi norma dhe tash nuk kanë mjete buxhetore për t’i mbuluar pagat.
Agim Krasniqi, i cili disa ditë më parë ishte ministër në detyrë në Ministri të Financave, duke folur për këtë dukuri, ka përmendur në veçanti Komunën e Kamenicës, duke drejtuar kritika në adresë të saj.
“Një rast i tillë është Komuna e Kamenicës, ku tash pothuajse nuk kanë fare buxhet për investime, pasi që duhet t’i paguajnë të punësuarit që janë bërë jashtë planifikimeve buxhetore”, tha Agim Krasniqi, duke theksuar se punësimet janë bërë në fushën e arsimit të kësaj Komune.
Por, këto kritika të Ministrisë së Financave i ka hedhur poshtë kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani.
Ky i fundit thotë se për çdo punësim të ri në Komunën tonë kemi bërë kërkesë në Ministrinë e Financave….