Aktuale
Gjobat që rrjedhin nga Ligji për Ndërtim

Kosova ka një Ligj për Ndërtim që nga viti 2004, me anë të të cilit përcaktohen rregullat e ndërtimit tek të gjitha objekteve ndërtimore në Kosovë dhe në bazë të tij, një objekt ndërtimi duhet t’i plotësojë kriteret minimale për mbrojtjen e shëndetit publik, sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme.
Sot krahas këtij zhvillimi rapid në ndërtim kemi shumë shkelje dhe mosrespektim të ligjit. Më poshtë kemi sjellë udhëzimin administrativ për mënyrën, procedurën dhe shumën e gjobave ndaj pjesëmarrësve në ndërtim.
Ky udhëzim administrative zbatohet për kundërvajtjet sipas Ligjit për Ndërtim, Nr.04/L-110, Kodit Unik të ndërtimeve të Republikës së Kosovës, dhe Udhëzimeve Administrative për Zbatimin e Ligjit.
Me poshtë po sjellim disa nga kundërvajtjet dhe gjobat:
Ndërtimet pa leje
- Çdo pronar I parcelës kadastrale i cili ndërton ose lejon ndërtimin në atë parcelë i nënshtrohet një gjobe prej 500 € deri në 2.000 € (kategoria I), 2.000 € -5.000 € (kategoria II )dhe 5.000 € deri në 10.000 € (kategoria III).
- Çdo kontraktues I cili punon në një objekt pa leje ndërtimore i nënshtrohet gjobës prej 500 €-1000 € (kategoria I ), 1.000 €-3.000 € (kategoria II) dhe 2.000 €-6.000 € (kategoria III) .
Çdo projektues, arkitekt ose inxhinier i cili ofron shërbime profesionale në një objekt pa leje ndërtimore i nënshtrohet një gjobe prej 200 € deri në 500 €.
Në paragrafin 2 kemi shkeljen e kushteve të punës, ku thuhet se çdo poseduesit të lejes i cili shkel kushtet e lejes së punës të lëshuar do t’i jepet një mundësi për të korrigjuar shkeljen. Nëse vazhdohet në mos korrigjimin e shkeljes do t’ia nënshtrojnë posedimin e lejes ndërtimore.
Ne paragrafin 3 kemi të rregulluar ri-inspektimin, ku një gjobë në vlerë prej 50 € mund t’i përcaktohet poseduesit të lejes në rast se: objekti ose faza që kërkohet të inspektohet nuk është gati, dokumentacioni i nevojshëm nuk është prezent në vend ndërtim, njoftimi paraprak për korrigjim nuk është në vend ndërtim për ri-inspektim, ndonjëra nga pikat e njoftimit paraprak për korrigjim nuk është kryer, etj.
Me anë të këtij udhëzime po ashtu rregullohet edhe refuzimi për t’iu përmbajtur urdhrit të duhur të inspektorit, ku cilido person fizik apo juridik që vazhdon punën pas të jetë lëshuar urdhri për ndaljen e punimeve është subjekt i një gjobe prej 1.000 € (kategoria I), 5.000 € (kategoria II) dhe 10.000 € (kategoria III).
Zbatimi i këtij udhëzimi është që shuma prej 100 € deri në 500 € është e pagueshme deri ne afat kohor prej shtatë (7) ditësh. Gjobat që tejkalojnë 500 € do të dorëzohen ne Gjykatën kompetente të iniciuar nga organi kompetent.

You must be logged in to post a comment Login