Arkitekturë
Programi që ndihmon në menagjimin e qytetit, Uashington D.C. fiton çmimin e parë
Këshilli i Ndërtimit të Gjelbër të SHBA-së (USGBC) emërtoi Uashingtonin, qytetin e parë LEED Platinum në botë për arritjen me sukses të “qëndrueshmërisë dhe elasticitetit”, sipas një njoftimi për shtyp nga organizata. Në një aktivitet të mbajtur në Shkollën e Lartë Dunbar të qytetit, shkolla më e lartë e vlerësuar nga LEED, Muriel Bowser, pranoi nderin nga presidenti dhe shefi ekzekutiv i USGBC, Mahesh Ramanujam.
Pas më shumë se 20 vjet eksperiencë në avancimin e dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave të qëndrueshme dhe të gjelbërta, vitin e kaluar, këshilli njoftoi shtimin e dy programeve të certifikimit: LEED për qytetet dhe LEED për komunitete. Në varësi të sfidave unike me të cilat ballafaqohet çdo qytet, ekipi i projektit duhet të regjistrohet në një platformë digjitale që u mundëson qyteteve të matin, menaxhojnë dhe komunikojnë performancën e tyre në kategori të ndryshme duke përfshirë energjinë, ujin, mbeturinat, transportin, dhe të përdorin platformën për të vendosur qëllimet, për të përdorur standardet dhe për të zbatuar strategjitë përkatëse. Platforma gjithashtu u lejon qyteteve të analizojnë performancën e tyre, si dhe ta krahasojnë atë me qytetet e tjera. “Arc” mund të gjenerojë një rezultat të performancës së ndërtimit duke filluar nga zero në 100 bazuar në datën e dhënë.
“Ne jemi krenar që jemi të njohur si qyteti i parë LEED Platinum në botë”, tha kryebashkiaku i Uashingtonit. “Angazhimi ynë ndaj këtyre çështjeve nuk do të ndalet dhe shpresojmë të vazhdojmë të ndërtojmë një mjedis më të gjelbër, më elastik dhe më të qëndrueshëm”.
Në video gjeni informacione më të hollësishme rreth LEED for Cities.