Ndërtim
Këto janë 5 fabrikat më të mëdha në botë, nga prodhimi i makinave deri te tregtimi i luleve
Ndërsa flasim për ekonominë dhe fabrikat më të mëdha në të gjithë botën, ato janë disa, dhe janë në përmasat e një qyteti ku strehohen dhjetëra mijëra punëtor, shkruan Scan.
Më e madhja ndër to është ajo e Volkswagen në Wolsfburg të Gjermanisë, që zë një sipërfaqe prej plot 6.5 milionë metër katrorë, thuajse sa ajo e një shteti si Gjiblartari.
21 mijë punëtorët e Volkswagen prodhojnë mbi 800 mijë autovetura në vit. Në terma sipërfaqe, kjo është fabrika më e madhe në botë. Punëtorët për të lëvizur nga një sektor në tjetrin duhet të përdorin biçikleta.
Qyteti i Wolsfburgut që sot ka 120 mijë banorë u ndërtua në 1938 pikërisht për të strehuar punëtorët e fabrikës.
Hyundai ka gjithashtu një ndër pesë fabrikat më të mëdha në botë, dhe gjendet në Ulsan të Koresë së Jugut. Kjo fabrikë mund të prodhojë një makinë çdo 12 sekonda, ose 1.53 milionë vetura në vit.
Flower Auction Buliding teorikisht nuk mund të klasifikohet si fabrikë, por për shkak të përmasave dhe atyre që nxjerr në treg, nuk kishte si të mungonte në këtë listë.
Godina e kompanisë gjendet 15 kilometra larg Amsterdamit dhe me shumë gjasa është ndërtesa e vetme më e madhe në botë, 740 metra e gjatë dhe 700 metra e gjerë, duke zënë një sipërfaqe prej 518 mijë metër katrorë.
Çdo ditë në këtë ndërtesë tregtohen plot 25 milionë lule. Edhe Tesla ka një prej fabrikave më të mëdha në botë, prej 510 metër katrorë.
Boeing nga ana tjetër, që gjendet në Ëashington prodhohet në një fabrikë që zë një sipërfaqe prej 398 mijë metër katrorë. Për nga sipërfaqja është i pesti në botë dhe në të punojnë plot 30 mijë punëtorë.