Aktuale
Ky segment i rëndësishëm në kryeqytet gati për t’u funksionalizuar, pas shumë zvarritjesh
Pas 9 vitesh prej kur kanë filluar punimet për ndërtimin e rrethrotullimit në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, ky projekt tashmë është gati për t’u funksionalizuar.
Drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Rafuna ka thënë se në ditët në vijim ky segment rrugor do të përdoret për qarkullim.
“Inspektimi i punimeve në Lakrishte, rrethrotullimi. Qarkullimi i komunikacionin do ta shkarkoj në masë të konsiderueshme komunikacionin në Qytet. Në ditët në vijim ky segment rrugor do të përdoret për qarkullim”, është shprehur Rafuna përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
E realizimit të këtij projekti, përkatësisht përfundimit të rrugës që lidh dy rrethrrotullime të rëndësishme të Prishtinës pengesë i ishin bërë dy varre ortodokse.
Projekti për kyçjen e rrethrrotullimit të lagjes “Lakrishtë” me atë në “Arbëri”, parasheh që rruga të prekë hapësirën e varrezave.
Për vazhdimin e punimeve duheshin të lëvizeshin këto dy varreve, mirëpo familjarët e personave të varrosur, që sipas komunës, jetojnë jashtë Kosovës, nuk e kishin dhënë miratimin e tyre.
Gëzim Mehmeti, Drejtor për Investime Kapitale në Prishtinë, kishte thënë se do të bëjnë çmos që të tejkalojnë këtë pengesë dhe punimet e lëna në gjysmë të vazhdojnë.
Banorët e lagjes “Arbëria” kishin kërkuar zgjidhje të kësaj situate, pasi këtë rrugë e vlerësojnë si shumë të rëndësishme për ta.
Komuna kishte njoftuar se ishte afër marrëveshjes me Infrakosin, e cila kundërshtonte po ashtu që rruga të kalojë mbi hekurudhë.
I nisur në vitin 2010, shkaku i telasheve me shpronësimet, projekti është zvarritur tej mase deri tani./Ndërtimi.info/