Infrastrukturë
Memli Krasniqi ka këtë mendim për Autostradën e Dukagjinit
“Autostrada Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren”, që njihet jo formalisht edhe si “Autostrada e Dukagjinit”, është vlerësuar shpesh si njëra nga projektet më gjigante të infrastrukturës, ndërtimi i së cilës kap shumën e 1 milion eurove.
Për këtë projekt që shpesh herë ka qenë kryetemë e medieve, ka folur së fundmi edhe Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Ai ka thënë se edhe pse është shumë me rëndësi ngritja e nivelit infrastrukturorë, i menjëhershëm do të duhej të ishte zvogëlimi apo përgjysmimi i kostove të ndara për projkete, në mënyrë që të krijohet fondi i sistemit të sigurimeve shëndetësore.
“Është shumë me rëndësi me e ngritë nivelin infrastrukturorë në secilin vend të Kosovës por ajo që është e menjëhershme, sikur të ishte vendim i imi personal, është se ish dashtë së paku rruga që është due u ndërtu për në Pejë dhe që është duke u ndërtu për Mitrovicë me 4 korsi, një nivel shumë i lartë i magjistraleve me u realizu edhe për atë pjesë, ndërsa nëse kostoja do të përgjysmohej, apo do të ishte më e vogël, mendoj që pjesa tjetër do të duhej, e para e punës të kish pasë mundësi me e kriju fondin e sistemit të sigurimeve shëndetësore që duhet fillimisht duhet me qenë 2 milionë investime prej Qeverisë dhe kishim mujt me e kry përnjëherë”, ka thënë ai.
Sipas tij, çfardo autostrade që nuk është në korridor evropian nuk është dashur të bëhet me buxhetin e taksave të Kosovës por të gjenden forma të tjera të financimit.
“Mendoj që Kosova me buxhetin e vet i ka ndërtu 2 autostrada që ndërlidhen me korridorin ndërkombëtar, cfarëdo autostradëe që nuk është në korridor evropian nuk është dashtë me u bë me buxhetin e taksave të Kosovës po ish dashtë me gjet forma të tjera të financimit, qoftë të partenritetit publiko-privat, qoftë të kredive të buta ose marrëveshjeve brenda instutucionit financiar ndërkombëtar, qoftë instancat varëse të bankës botërore , të IBRD-së e të tjera, sepse dy arteriet kryesore, një që ka pasë relevancë kombëtare që është rruga e kombit ka Shqipëria dhe kjo tjetra që ka relevancë edhe ma shumë ekonomike, rruga Arbën Xhaferri ka Maqedonia tash munden me u përfundu”, ka deklaruar Krasniqi./Ndërtimi.info/