Arkitekturë
Të krijuarit “shabllon”
Njerëzimi gjithmonë ndodhet brenda një vazhdimësie dinamike dhe në bazë të kësaj ajo është formësuar apo deformuar në kontekst social. Transformimet shoqërore i gjasojnë një lëvizje helikoidale sipas modelit gjeometrik të Fibonacit, me një përpjestim gjeometrik të hapit në lëvizje në raport me kohën.Pra, në rritje dhe zvogëlim varësisht të kahjes së kursit të lëvizjes.
SHKRUAN: ing dipl. ark. Shpëtim Berisha
Në këtë parim është duke pësuar ndryshime transformuese shoqëria në aspekt global, e cila në vektorin e vet të lëvizjes, ndikohet nga komponentët e ndryshëm siç janë teknologjia, arsimimi si dhe faktori kurcial (që është shumë present kohëve të fundit), angazhimi ose më mirë të themi mbingarkimi i aktivitetit social të nxitura nga mediat dhe rrjetet sociale nëpërmjet teknologjisë!
Marrë parasysh që nga elementet bëhet struktura dhe varësisht nga elementet edhe varet fortësia si dhe kualiteti i strukturës. Atëherë, në mënyrë analoge, futja e individit në një rreth të tillë viskoz, të komponentës sociale me parametrat e tillë, të krijuara nga rrethanat aktuale, është duke ndikuar që çdo ditë të zbehet njeriu nga të qenurit individual, kështu duke u shëndrruar vetëm në shoqëri pa fortësi dhe pa kualitet shoqëror!
Sot kultura gjatë levizjes së saj ka pësuar ndërhyrje, ku në njërën anë është duke u pasuruar shumë me përplot elemente, e cila shprehet vetëm në sasi, e në anën tjetër duke u zbehur çdo ditë e më shumë nga vlera të mirëfillta, e cila shprehet në cilësi!
Në këtë formë individualiteti ynë si dhe kontakti ynë me vetveten, është duke u zbehur konstant çdo ditë e më shumë. Siç po shihet që edhe vektori i transformimit shoqëror është në rrezik për t’a humbur shansën e formësimit drejt një shoqërie me vlera shpirtërore!
Kjo klimë e ftohtë e shoqërisë padyshim që ndikon edhe më tutje në krijimin e mekanizmave për evoluim të species tone, drejt fenomenit stereotip, ku mendoj që kjo është në kundërshtim me natyrën. Pra, pa kolorit individual nuk ka edhe kolorit shoqëror!
Arkitektura e prekur nga ky fenomen, është duke pësuar ngecje të mëdha për shkak të kontaktit të madh nëpërmjet informatave të marrura nga mediat si dhe rrjetet shoqërore, duke krijuar stereotipe me vlera shumë të zbehta krijuese! Arkitektura ka ndikim shumë të madh në jetën e njeriut si në veçanti ashtu edhe në përgjithësi të shoqërisë tonë.
Shumë me rëndësi është që duhet pasur kujdes të madh gjatë krijimit të strukturave arkitektonike si dhe qyteteve në përgjithësi. Kjo mund të jetë përgjegjësi e madhe në formësim të duhur apo deformim të shoqërisë, marrë parasyshë që ndër kontaktet e para permanente, qenia njerëzore i merr nga hapësira-rrethina ku jeton, pastaj në ndërdijen tone gjatë përpunimit ndikon direkt apo indirekt në formësimin e personalitetit tonë dhe kështu kjo pastaj reflektohet në përceptim ndaj ambientit!
Mos filtrimi i ekspozimit të pakontrolluar të projekteve të ndryshme nëpër rrjete sociale, si dhe portale të ndryshme nga njerëz profesional, po iu jepet mundësia që të kenë guxim në ’krijimtari’ atyre të cilët me dashje apo pa dashje po ndikojnë në deformimin përceptues të qenies tonë, kështu duke e quar shoqërinë drejt deformimit të mureve me vlera të larta shpirtërore.
Ky feneomen i streotipit nëse nuk arrinë të kontrollohet, ka për t’a bërë gjendjen shumë dekadente dhe shumë të dëmshme për brezin e ri!