Arkitekturë
Las Vegas do ta ndërtojë mini-qytetin e parë të zgjuar në botë
Bleutech Park Las Vegas, synon të bëhet mini-qyteti i parë i infrastrukturës dixhitale në botë.
Projekti 7.5 bilionë dollarësh që po planifikohet të ndërtohet në Nevada të Las Vegasit, nga muaji dhjetor, do të përbëhet nga ndërtesa që funksionojnë nga energjia e ripërtërishme, poashtu në to do do të përdoret Interneti i Gjërave (IoT- shtrirja e lidhjes së Internetit në pajisjet fizike dhe objekte të përditshme), robotika, realiteti i shtuar (AR), intelegjenca artificiale, kopshtet vertikale, struktura nga betoni i ripërtërishëm, e shumë metoda tjera inovative, transmeton Ndërtimi.info.
Sponzoruar nga REIT Bleutech Park Properties, projekti i cili pritet të realizohet brenda gjashtë vitesh do të strehojë një numër të madh të fuqisë punëtore. Brenda tij do të ketë zyra, hapësira ultra-luksoze banimi, hotele e mënyra të ndryshme për argëtim.
Projekti do të bëj gjenerimin dhe ruajtjen e energjisë, rikuperimin e nxehtësisë së mbeturinave, pastrimin e ujit, trajtimin e mbeturinave dhe pastrimin e ajrit, duke prezantuar një biome të re të teknologjisë së lartë në luginën e shkretëtirës.
Më shumë se 25,000 vende pune pritet të krijohen nga ky super-plan që do të ofrojë programe trajnimi në Las Vegas lidhur me përdorimin e teknologjisë së fundit.
“Jam i nderuar që më në fund shoh që projekti të vijë në jetë këtu në Las Vegas, si i pari i këtij lloji në botë,” tha zhvilluesi i Las Vegasit, Khusrow Roohani, i cili ka qenë një forcë shtytëse për sjelljen e projektit në Las Vegas .
“Ky qytet është vendi i përsosur për të zbuluar këto teknologji të mahnitshme; Las Vegas nuk do të jetë kurrë i njëjtë”, është shprehur tutje Roohani./Ndërtimi.info/