Connect with us

Aktuale

Gjendje e rëndë e punëtorëve në sektorin privat, reagon sindikata

Published

on

Sindikata e punëtorëve në sektorin privat ka reaguar ashpër për gjendjen e punëtorëve në Kosovë.

Në një shkrim të gjatë ku ja përmend institucioneve gjendjen e krijuar dhe mosveprimin e tyre, aty thuhet se me kushtet dhe pagën që kanë punëtorët në këtë sektor, nuk e bënte këtë as okupatori serb.

Kjo sindikatë thotë se nuk zbatohet Ligji i punës, nuk ka sigurime shëndetësore dhe nuk ka fond për punëtorët që humbin jetën në vendin e punës.

“Nuk e di cila rren do pijë ujë para këtyre punëtorëve meqë veç jemi në prag të zgjedhjeve, sigurisht se ne si sindikatë kemi një opsion për gjendjen që e krijuat”, thuhet në reagim ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Tani më është bërë dukuri e natyrshme se gjendja e punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës është e mjerueshme. Fillojmë nga ajo më e rënda ku për shtatë muaj jetën e tyre punëtorët e këtij sektori duke u munduar që familjes së tyre tu ofrojnë një kafshore buke për mbijetesë e humbën jetën 13 punëtor, por edhe tre të tjerë pas lëndimeve të marra në punë vdiqën pas një periudhe kohore jo shumë të gjatë .

Kishte edhe shumë të tjerë të cilët nga lëndimet në punë ata kurrë më nuk do të jen të aftë për tu kthyer në vendet e tyre të punës .

Një kategori e punëtorëve e sakatosur deri në palcë nga shteti i vet, një kategori që udhëheqësit tanë shtetëror e shtrydhen si limonin që për veti të krijojnë komoditet personal dhe familjes së tyre.

Shkatërruan fuqinë punëtore profesionale duke ju imponuar atyre rrugët e kurbetit, Përderisa nga viti 2011 e gjer më sot këta maskarenj pagat e tyre i rriten 5 herë , kurse për ata që derdhin djersën edhe në temperature 30 gradë kanë pagën 130 euro dhe 170 me çka këtë veprim nuk e bëri as okupatori serb .

Në 70 % të kompanive tani këta punëtor janë pa kontrata pune , 90 % të atyre që kanë kontrata pune pushimi i tyre vjetor është vetëm 10 ditë, shumë punëtor që tani dalin në pension, shohin se pronari i kompanisë nuk ka derdh asnjë metelik ne fondin pensional të tyre, dmth njëzet vjet pas lufte, lulëzojnë hotelet, blloqet e banesave, ndërtimet e rrugëve që krejt kjo bëhet me djersen e këtyre punëtorëve këtyre nuk u respektohet as e drejta elementare që është e sanksionuar me ligj dhe Marrëveshje Kolektive.

Të gjitha këto po i dinë dhe po i mbanë në qafë punëtori i ngratë por kot sepse shteti ju ka gjuajt në qafë me mekanizmat e vetë.

Një përfaqësues i Bashkimit Evropian, Luigj Brusa në një takim tha ne kemi financuar 3 milionë euro për Inspektoratin e punës me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në inspektoratin e punës e çka ishte më shokuese njeriu bajagi përgjegjës në këtë inspektorat nuk dinte asgjë për këto mjete. Po në këtë takim një punëtor u ankua se është larguar nga vendi i tij i punës vetëm pse kur ministriiI punës ishte në vizitë në një kompani dhe ky u lavdërua gjëja se kjo kompani po respekton të drejtat e punëtorëve, por ky punëtor i kësaj kompanie i shkroi mesazh ministrit duke i thënë se nuk është gjendja ashtu siç ia ka interpretuar pronari i kompanisë por është shumë ma ndryshe duke i dhënë informacione se vetë këtij punëtori i bëhet e padrejtë duke i argumentuar me fakte, dhe ndodhi ajo që nuk duhej ndodh ky punëtorë u largua nga puna, jo me bekimin e ministrit të punës, dhe ky punëtor sot sillet rrugëve.

Qeveri e nderuar dhe ju pushtetar ju e dogjët fuqinë tonë punëtore me paga nënçmuese ju ja humbët krenarin atyre që të parët rrezikuan familjet e veta duke mos njohur sistemin dhunues të armikut nga vitet e ‘90 ju edhe sot po dhunoni këtë kategori të punëtorëve por mos harroni se edhe ju do të digjeni por fatkeqësisht të fundit.

1. Nga viti 2011 e deri më sot keni paga 130 dhe 170 euro që askush në rajon nuk i ka

2. Ju me mekanizmat e juaj nuk zbatoni ligjin e punës dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve

3. Ju nuk keni ligjin mbi sigurimet shëndetësore

4 .Ju nuk krijuat një fond apo mbështetje financiare për punëtorët që vdiqën në vende të punës

5. Ju ndani mjete njerëzve të juaj për çështje shëndetësore që janë në listën e njerëzve më të pasur në Kosovë, por jo edhe për ata punëtorë që nuk kanë mjete as për varrimin e tyre.

6 .Ju nuk qani kokën se në saje të kësaj gjendje, shumë kompani tani veçse duhet mbyllur në mungesë të fuqisë punëtore.

Dhe në fund tani nuk e di cila rren do pijë ujë para këtyre punëtoreve meqë veç jemi në prag të zgjedhjeve, sigurisht se ne si sindikatë kemi një opsion për gjendjen që e krijuat.

Aktuale

Deodorantë, shishe uji plastike…: Çfarë nuk duhet të lini në vetura në ditët e nxehta?

Published

on

Dielli dhe nxehtësia kanë një efekt shkatërrues në disa gjëra që përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në vetura.

Duket e arsyeshme të mbani një shishe me ujë në veturën tuaj gjatë një vale të nxehtë. Megjithatë, bisfenoli A dhe ftalat në plastikë, kimikate që veprojnë si lidhës dhe e bëjnë plastikën fleksibël, po shkaktojnë shqetësim tek ekspertët që studiojnë efektet e tyre në shëndetin e njeriut. Lënia e ujit në shishe plastike në një makinë të nxehtë mund të bëjë që këto substanca të lëshohen në ujë, shkruan The Sunday Times.

Nxehtësia e madhe në vetura mund të dëmtojë bateritë e të gjitha pajisjeve që i përdorin, që nga kompjuteri, celularët… Ka edhe shishe me krem kundër diellit, të cilat nuk duhet t’i lini në diell (një paradoks interesant, apo jo?) sepse në disa raste mund të shpërthejnë. Më pas janë të gjitha spërkatjet, nga deodoranti tek llaku i flokëve. Kur temperatura arrin rreth 48 gradë Celsius, presioni në rezervuar rritet mjaftueshëm për të shkaktuar një shpërthim, thonë ekspertët. Kornizat plastike të syzeve të diellit mund të shtrembërohen dhe zbardhen, dhe lentet mund të shtrembërohen.

Disa ilaçe, si antibiotikët, duhen mbajtur në frigorifer. Ilaçet në përgjithësi nuk e tolerojnë nxehtësinë dhe disa prej tyre do të bëhen të papërdorshme pas ekspozimit ndaj temperaturave jashtëzakonisht të larta. Nëse përdorni injeksione adrenaline, dobia e tyre zhduket në automjetet e nxehta. E cila, natyrisht, është çështje jete ose vdekjeje.

Buzëkuqi do të shkrihet në temperatura të larta.

Është dokumentuar se kanaçet e gazrave mund të shpërthejnë kur ekspozohen ndaj nxehtësisë ekstreme. Edhe lëngu i portokallit mund të shpërthejë nëse lihet në makinë për një kohë të gjatë, dhe kjo do të thotë një brendshme ngjitëse…

Lënia e çakmakut të disponueshëm në makina në ditët e nxehta nuk është një ide e zgjuar. Shpërthimi i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe madje të thyejë xhamin e përparmë./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Themelohet Oda e Minierave të Kosovës

Published

on

Me ceremoni të mërkurën është bërë hapja e Odës së Minierave të Kosovës që u konsiderua një hap tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

Themeluesi, Mentor Demi, ka thënë se kjo ceremoni është një hap shumë i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të industrisë së minierave në Kosovë.

Alaudin Kodra, anëtar i Bordit në Odën e Minierave të Kosovës, ka thënë se gjeologjia e Kosovës, është e pasur dhe pikërisht kjo ka qenë një nga arsyet e fillimit të tij për punuar në Kosovë.

“Ligji minerar është ligj i mrekullueshëm i cilësisë së lartë për dallim nga. Pjesa perëndimore e Kosovës është një vazhdimësi e gjeologjisë së Shqipërisë. Kosovës i duhen kompani serioze, dua të iu urojë gjithë të mirat të keni suksese”, ka thënë nder tjera Kodra.

Zëvendësministri i Industrisë, Sipërmarrjes dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, ka thënë se kontributi i madh për të ardhur deri te hapja e Odës është për tu vlerësuar.

“Do ta luajë një rol ndërmjet një katalizatori i akterëve të shumtë dhe investitorëve potencial qoftë vendor apo ndërkombëtarë. Oda do ta luajë një rol të rëndësishëm në kuptimin e avancimit duke përfshirë njësi të ndryshme në arenën ndërkombëtare në sektorin e minierave”, ka thënë ai.

Nurten Deva, Rektor i Universitetit Isa Boletini, ka thënë se zhvillimi i industrisë minerare ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.

“E përgëzojë zotëri Demin për guximin që ka ndërmarrë një hap të tillë për themelimin e një odë nga privatët. Nuk e kanë pas mbështetjen e duhur për të arritur vizionin në planet e tyre strategjike”, ka thënë Deva. Andor Lips, Drejtori jo-ekzekutiv në Western Tethyan Resources, ka thënë se Osat kanë shumë të rëndësishme si një lloj urë lidhëse në mes të investitorëve të huaj dhe institucioneve shtetërore./Media Ndërtimi

Continue Reading

Aktuale

Gjykata e Apelit anulon vendimin për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në Vjosë

Published

on

Pas 10 vitesh nëpër procese gjyqsore, banorët e Mallakastrës fituan të parën betejë ligjore për çështjet mjedisore në vendin tonë. Gjykata Administrative e Apelit në Tiranë anuloi të mërkurën vendimin për ndërtimin e hidrocentralit Poçem në lumin Vjosa. Gjykata i dha të drejtë banorëve dhe organizatave mjedisore, duke konfirmuar aktvendimin e plotë të shkallës së parë dhe argumentet e tij në mbështetje të pretendimeve të paditësve.

Vendimi shënon fitoren përfundimtare të çështjes së parë mjedisore të trajtuar nga Gjykata në Shqipëri.

Beteja ligjore ka nisur në dhjetor të vitit 2016 nga EcoAlbania, EuroNatur dhe Riverwatch, së bashku me 38 banorë të fshatit Kutë në Mallakastër. Ata kundërshtuan ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, duke pretenduar se “procedurat e ndjekura për dhënien e kontratës koncensionare si dhe procesi i konsultimeve me publikun, ishin zhvilluar në shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të konventave ndërkombëtare”.

Banorët dhe organizatat fituan betejën e parë në maj të 2017, kur Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendosi në favor të tyre.

Palët e paditura janë Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Avokati i Shtetit (në emër të Ministrisë së Energjisë) dhe shoqëria koncesionare (Kovlu Energy), të cilat apeluan vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Pas 8 vitesh Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë padinë e tyre dhe të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.

Ndërkohë që vijonte kjo betje ligjore, banorë dhe organizata mjedisore si EcoAlbania nisën fushatën në mbrojtje të lumit Vjosa “Të shpëtojmë zemrën blu të Evropës”.

Pas një beteje të gjatë, në Mars 2023, lumi Vjosa dhe degët e tij Drino, Bënça, Shushica dhe Kardhiqi, u shpallën Park Kombëtar duke ofruar mbrojtje ligjore edhe nga 45 hidrocentralet e planifikura për t’u ndërtuar në gjithë basenin e Vjosës.

Drejtues i Eco Albania Olsi Nika në një reagim për mediat tha se “edhe pse ky vendim vjen në një tjetër realitet, pas shpalljes së Parkut Kombëtar të Vjosës, ne e konsiderojmë si një arritje për komunitetin, aktivistët dhe avokatët e angazhuar në mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët e kanë ndjekur këtë çështje me rigorozitet dhe vendosmëri”.

Hidrocentrali i Poçemit, ishte aktpadia e parë e një çështjeje mjedisore në Gjykatën Administrative në Shqipëri. Ajo i hapi rrugën shumë çështjeve të tjera mjedisore të ngritura nga organizatat dhe banorët për të kërkuar të drejtën për ruajtjen e pasurive natyrore të vendit.

Avokati i çështjes Vladimir Meçi tha se vendimi përfundimtar përbën një arritje në ndërtimin e praktikës gjyqësore administrative që lidhet me te drejtën mjedisore në Shqipëri.

“E gjithë ecuria e çështjes së kundërshtimit të ndërtimit të HEC-it të Poçemit në rrugë gjyqësore, është një model pioner për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e tij, përfshirë Organizatat, komunitetin, ne avokatët por edhe vetë gjykatën”, tha Meçi./Mediqa Ndërtimi

Continue Reading

Trending