Aktuale
U nënshkrua Udhëzimi Administrativ për projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e digave
Ministria e Mjedisit dhe Zhvillimit Hapësinor ka futur në funksion pas nënshkrimit të ministrit Ferat Shala, Udhëzimin Administrativ lidhur me projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e digave. Ky udhëzim ka dalë nga Ligji për Ujërat e Kosovës.
Udhëzim Administrativ lidhur me projektimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e digave, ka për qëllim rregullimin e ndërtimit dhe shfrytëzimit të digave në të gjitha liqenet dhe ujërat e Republikës së Kosovës. Dispozitat e këtij udhëzimi administrativ zbatohen për të gjitha digat që janë në shfrytëzim dhe ato që planifikohen të ndërtohen në territorin e Republikës së Kosovës.
Mirëpo,paraprakisht duhet të plotësohen disa kritere.
Sipas nenit 2, pika 1.1 dhe 1.2 lartësia e digës duhet të jetë të paktën 15 metra, diga duhet të kanë kapacitet akumulues prej më shumë se tre milion metra kub. Dispozitat e këtij Udhëzimi Administrativ shfrytëzohet edhe për digat të cilat mund të jenë më të vogla se ato të përcaktuara në paragrafin e parë.
Organi kompetent për lëshimin e kushteve të ndërtimit të digës, lejes së ndërtimit dhe certifikatës së përdorimit është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Projektimi i digave duhet të kaloj nëpër tri faza:
Projekti konceptual
Projekti ideor si dhe
Projekti kryesor
Ndërsa, në kuadër të kapitullit “Përkufizimet”, mes të tjerash tregohet se pas marrjes së lejes për ndërtim të digës, personi juridik që operon me digën është përgjegjës për sigurinë e digës, e që mund të jetë edhe vetë pronari i digës.
You must be logged in to post a comment Login