Featured
Mitrovica e mbulon me asfalt rrugën e kalldrëmit rreth 100 vjeçare
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2019/08/68751616_2656487771048285_3952405562079051776_n.jpg)
Trashëgimia është një nga vlerat kryesore të çdo vendi, e që i jepet rëndësi të veçantë ruajtjes së saj. Mirëpo, kjo nuk po ndodhë në Kosovë, konkretisht në Mitrovicë. Në këtë qytet rrugëve të vjetra me kalldrëm po asfaltohen.
Rrugët me kalldrëm që dikur shiheshin kudo më nuk gjenden lehtë. E, ato pak që kanë mbet po dëmtohen ose po zëvendësohen me asfalt.
Nga asfalti po rrezikohet edhe rruga me kalldrëm në Trepçë, e cila ishte ndërtuar në vitin 1927. Një pjesë e kësaj rruge është asfaltuar, gjë që ka nxit reagim të qytetarëve, raporton Ndërtimi.info.
“Në Trepçë punimet e kësaj rruge kanë filluar nga anglezët pas zbulimit të këtij rajoni në vitin 1927. Para 2 dite ka filluar asfaltimi i saj nga Komuna e Mitrovicës. Shkaqet nuk dihen, pasi rruga ka qenë e kalueshme nga çfardo makine. Asfalti > Trashëgimia”, ka reaguar qytetari, Indrit Ferati.
![](https://ndertimi.info/wp-content/uploads/2022/04/logo-ndertimi.png)